Kumbulla një “xhevahir”, tani vlen 10 milionë €?
Kumbulla, duke festuar një gol me Hellas Verona

08:19 | 18/10/201908:190

Marash Kumbulla mund të bëhet shpejt një nga lojtarët më të shtrenjtë të kombëtares. Mediat italiane raportojnë se klubi i Veronës shpreson të fitojë më shumë se 10 milionë euro nga kartoni i shqiptarit.

Pakkush u kujtua për të mbrëmjen e 25 gushtit. Luhej Verona-Bolonja dhe gjithë vëmendja ishte përqendruar te gjesti heroik i trajnerit mik, Sinisha Mihajloviç, i cili kishte shkuar në stadium edhe pse ishte i sëmurë me leuçemi.

Sidoqoftë, dueli i javës së parë të Serisë A do të ishte edhe debutimi i një djaloshi 19-vjeçar të quajtur Marash Kumbulla. Mbrojtësi i qendrës do të kthehej në një personazh tërheqës në njërin nga 5 kampionatet më të fortë të botës, për standardin e lartë teknik e fizik, por sidomos me personalitetin e fortë edhe pse tepër i ri.

Pak javë më vonë, Kumbulla do të shënonte golin e tij të parë në Serinë A, duke u bërë i pari nga lojtarët e lindur në vitin 2000 apo më vonë. Një rekord edhe në 5 ligat kryesore, Seria A, La Liga spanjolle, Premier Liga, Bundesliga dhe Liga e Parë Franceze.

Sot, ai jo vetëm po nis të kërkohet nga klube më të rëndësishëm sesa Verona, siç është Fiorentina, por edhe kartoni i tij ka njohur një rritje që mund ta quajmë eksponenciale. Mediat italiane, pranë Veronës, njoftojnë se për mbrojtësin shqiptar mund të paguhen deri në 10 milionë euro, madje edhe më shumë, ndonëse është vetëm 19 vjeç.

E ardhmja duket e garantuar për një futbollist të tillë, që shkëlqeu që në skuadrat kombëtare të moshave të Shqipërisë, ndërsa në Moldavi debutoi edhe për ekipin përfaqësues të të rriturve. /ABC NEWS 24/7

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono