Kulla: Enver Hoxha kishte meritat e tij, nuk u trajtua mirë nga asnjë parti

21:54 | 05/11/201921:540

“Nëse nderohen dëshmorët është gjëja më e mirë që mund të bëhet, se qëndrimi është që dëshmorët kanë dhënë jetën për idealin e çlirimit dhe me të drejtë meritojnë të nderohen, kurse i tërë postkomunizmi ka difekte të mëdha në trajtimin e historisë”. Është kjo përgjigjia që ka dhënë në studion e Provokacijas shkrimtari Pëllumb Kulla në lidhje me diskutimet për portretet e dëshmorëve që ka nxjerrë bashkia  në Bulevard.

Sipas tij Shqipëria është praktikisht pa histori, pasi nuk ka ditur të trajtojë Enver Hoxhën që kishte meritat e veta dhe nuk u bë asnjë analizë shkencore për figurën e tij.

 “Ne praktikisht jemi pa histori, ne nuk dimë të trajtojmë Enver Hoxhën. Enver Hoxha që kishte meritat e tij nuk është trajtuar mirë nga asnjë parti. PD që lëshon ndonjë shashkë kundër Enver Hoxhës nuk bëri asnjë analizë të thellë shkencore për figurën e Enver Hoxhës”.

Kulla e konsideron luftën e klasave si gjënë më të turpshme të kombit, por që vazhdon edhe sot, pasi partitë kryesore e ushqejnë këtë ndarje për të qeverisur.

“Lufta e klasave vazhdon dhe sot. Ka akoma  ndasi mes tyre. Hithrat e urrejtjes mbillen vazhdimisht në Shqipëri dhe këto ndihmojnë shumë për qeverisje dhe partitë kryesore e ushqejnë këtë ndarje.

Është bazuar te qëndrimet e luftës së dytë botërore. Pajtimi pas 75 vitevë të mbarimit të luftës është gjëja më e mirë.

Lufta e klasave ishte një nga gjërat më të turpshme që ka ndodhur. Ishte e njërës palë me një pjesë të mbetur fakirësh më fëmijë të babllarëve ne burg, apo me të arratisur. Pse duhet që kaq shumë veta të sakrifikoheshin? Sa bebe vdiqën pa lindur akoma?”. /abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono