Kukësi pret përgjigjen e Ilir Dajës për stolin

10:00 | 23/07/201910:000

Kukësi pret sot përgjigjen e Ilir Dajës për t’u bërë trajneri i ri i skuadrës. Ish-tekniku i Skënderbeut dhe Flamurtarit ka biseduar me presidentin Gjici, dhe shpresa është që të pranojë.

Dita e së vërtetës mesa duket është lënë për sot.

Kukësi mund të mësojë emrin e trajnerit të ri, dhe njeriu që pritet të thotë “po” quhet Ilir Daja.

Ish-trajneri i Skënderbeut dhe i Flamurtarit ka biseduar prej ditësh me presidentin Safet Gjici, sipas burimeve në klub, dhe sot do të deklarojë vendimin e tij.

Daja, një nga teknikët më të njohur në Shqipëri vitet e fundit, shkëlqeu me Skënderbeun duke fituar titullin e Kupën e Shqipërisë, si dhe duke arritur fazën e grupeve në Ligën e Europës.

Flamurtari u quajt gjithashtu një sukses për tiranasin, sepse punoi në kushte të krizës financiare, duke dalë në vend të pestë në Superligë, dhe pretendent për kupat kontinentale.

Shpresa e nënkampionëve të Shqipërisë është që përgjigja e Dajës të jetë pozitive, ndonëse kjo nuk mund të quhet si diçka e sigurt.

Burimet në klub pohuan se mund të ketë edhe refuzim, kjo për shkak të pasigurisë për vazhdimësinë.

Për një vit, te Kukësi janë ndërruar tre trajnerë, Peter Pakult, Armando Cungu dhe Ernest Gjoka, që drejtoi skuadrën në Ligën e Europës, duke u eleminuar në turin e parë nga Debreceni i Hungarisë, pas rezultateve 0-3 dhe 1-1.

Nuk oferta financiare e Kukësit për Dajën, I cili tek Flamurtari bëhet e ditur se merrte 4 500 euro, ndërsa burime jozyrtare tregojnë për mbi 6 000 euro.

Presidenti Gjici ka gjithashtu një plan B, nëse përgjigja do të jetë negative, dhe besohet se do të marrë një tjetër trajner shqiptar.

Përveç stolit, te Kukësi ka edhe lëvizje të tjera.

Nënkampionët e Shqipërisë prezantuan Enis Gavazajn, ish-lojtar të Skënderbeut, i cili sezonin e kaluar ishte në Rusi tek Jeniseji dhe në Bjellorusi tek Dinamo e Minskut.

Kukësi po ashtu ka marrë huazim mesfushorin Umar Kamara nga Besëlidhja, ndërsa më herët është përforcuar me Avdylin, Mustën, Lulajn, Çermën dhe Kitanivskin.

Largim I rëndësishëm nga ekipi është ai I Valdet Ramës, ish-lojtarit të kombëtares që u afrua në janar./ABC News Albania 24/7

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono