Kukësi mundet nga Flamurtari

19:08 | 14/04/201919:080

Kukësi thuajse nuk ka më asnjë shans për titullin kampion pas humbjes me Flamurtarin. Skuadra e trajnerit Ernest Gjoka nuk pati fat në përballje e Superligës.

Kur nuk do fati, nuk mund të fitosh.

Kukësi e provoi më së miri këtë në një ndeshje që ia hoqi thuajse përfundimisht edhe ato shpresa të pakta që kishte për titullin në Superligë.

U mund 1-2 në “Elbasan Arena” nga Flamurtari, një përballje që duhej ta kishte fituar me rastet që pati, sidomos në pjesën e parë.

Natyrisht, lojtarëve kuksianë askush nuk ua pati fajin që nuk arritën të shënonin golat, por shpërdoruan pa fund.

Rroca, Valdet Rama, Shkurtaj e Rezhinaldo gabuan pikërisht në goditjen e fundit.

Flamurtari i trajnerit Daja falënderoi dhe shfrytëzoi më mirë ato mundësi që pati, duke u mbështetur sidomos tek aftësitë individuale të lojtarëve kryesorë, dhe tek qetësia që I jep pozicioni në tabelë.

Xhevahir Sukaj realizoi shumë bukur në pjesën e parë, ndërsa pas pushimit mjaft i bukur ishte edhe goli i Emiliano Mustës, elbasanasit që realizoi në stadiumin e qytetit të tij.

Kukësi i Ernest Gjokës nuk u dorëzua dhe shkurtoi diferencën me Rezhinaldon, pas kombinimit të saktë të afrikanit me Shkurtajn.

A mund të thuhet se gjithçka ka marrë fund, ndërsa kuksianët janë 11 pikë prapa Partizanit, kur duhen edhe 7 javë deri në përfundim të kampionatit?

Normalisht që po, sepse duket se kryeqytetasit nuk mund ta humbasin titullin edhe nëse do të duan ta bëjnë këtë gjë.

Në ndeshjen tjetër të së njëjtës orë, Luftëtari mundi 1-0 Laçin në Gjirokastër sërish me gol të Dungës, duke u ngjitur në 37 pikë, pra më pranë mbijetesës.

Pas 29 javësh, Partizani ka 60 pikë, ndërsa Kukësi 49, duke iu rrezikuar edhe vendi i dytë për shkak të Flamurtarit./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono