Kukësi kalon në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë

22:01 | 03/04/2019

Skuadra e Kukësit fitoi në ndeshjen e kthimit ndaj Teutës me rezultatin 1-0 e vlefshme për Kupën e Shqipërisë.  Goli i Rexhinaldos në minutën e 61 i dha fitoren veri-lindorëve që i bashkohet në gjysmëfinale Tiranës, Skënderbeut dhe Luftëtarit.

Skuadra e Kukësit preu biletën për në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë. Veri-lindorët fituan me rezultatin minimal 1-0 ndeshjen e kthimit ndaj Teutës falë golit të Rexhinaldos. Në pjesën e parë skuadrat nuk krijuan shumë raste shënimi duke u treguar të kujdesshëm dhe tentonin herë pas here të rrezikonin në portën kundërshtare. Pjesa e dytë dhuroi më shumë ritëm dhe raste nga të dyja kampet. Goli i vetëm i takimit u realizua në minutën e 64.

Kordeiro kroson saktë për Rexhinaldon i cili nuk zhgënjen përballe portierit Hidi.  Në të 78 minutë, Kamara shpërdoron një rezultat të mirë për Teutën duke mos konkretizuar në gol. Gjyqtari akordoi 5 minuta shtesë të cilat nuk rezervojnë gjë tjetër veçse dy kartonëve të kuq. Frashri dhe Kordeiro përplasen mes tyre dhe gjyqtari i ndëshkon me karton te kuq. Kukësi arrin objektivin dhe kalon në turin tjetër të Kupës së Shqipërisë./abcnews.al



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono