Kukësi ka sot shpresën e fundit për titullin

16:13 | 29/03/2019

Kukësi e Partizani luajnë sot ndeshjen kryesore të javës në Superligë, në orën 18:00, në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës. Kuksianëve u bën punë vetëm fitorja.

Shpresa, thonë se vdes e fundit, por sot mund të shuhet plotësisht. Kukësi pret Partizanin, në ndeshjen e Superligës që luhet në orën 18:00 në Shkodër, dhe vetëm fitorja mund ta mbajë në garë për titullin.

Veriorët, tashmë pa trajnerin Cungu, janë 9 pikë prapa kryeqytetasve të trajnerit Gega, dhe çdo rezultat tjetër do t’ia pakësonte shanset për kampionat, ndërsa do të mbeteshin edhe 10 javë deri në mbyllje të sezonit.

Nëse fiton Partizani, atëherë mund të thuhet se çështja e titullit merr fund. Kuksianët do të kenë disa rikthime të rëndësishme, pasi Cuculi e Rrumbullaku janë në dispozicion të trajnerit Ndreu.

Po ashtu, besohet se braziliani Melo mund të jetë në gjendje për të luajtur, madje titullat. Ekziston mundësia që Ndreu të lerë në stol Shkurtajn, e të aktivizojë në sulm Rezhinaldon.

Trajneri krutan gjykon kështu. Partizani, ndërkaq, ka disa mungesa si Rexhepin e pezulluar, ndërsa Telushi e Idrizaj janë të dëmtuar.

Në dyshim edhe Mala. Trajneri Gega, si gjithnjë, ndihet i qetë përpara ndeshjes.

Partizani kryeson renditjen me 53 pikë ndaj 44 të Kukësit të vendit të dytë, kur janë luajtur 25 javë. /abnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono