Kukësi humb me Tiranën

19:07 | 10/02/2019

Tirana i dha një ndihmë të madhe Partizanit në luftën për titullin kampion. Skuadra e trajnerit Mema mundi Kukësin 1-0, dhe e la 8 pikë prapa kreut të Superligës

Shumë i mirë për Tiranën dhe negativ për Kukësin, në ndeshjen direkte që u fitua nga kryeqytetasit në Kamzë. Deshi apo s’deshi, trajneri Ardian Mema ndihmoi rivalin më të madh të tij në karrierë, Partizanin, që tani është me 8 pikë largësi ndaj kuksianëve, në krye të Superligës.

Duelin e vendosi një gol i Dokës vetëm tre minuta para fundit. Pavarësisht se skuadra veriore pati përforcime të rëndësishme në janar, sërish ajo nuk mundi ta bënte diferencën.

Tirana e Memës luajti edhe një herë siç ka bërë kohët e fundit, me një futboll të pëlqyeshëm sulmues, me qarkullime topi e duke krijuar raste për shënim. Edhe mbrojtja, që ka qenë pika më e dobët e saj, duket se është forcuar, pasi ekipi nuk po pëson gola.

Cungu, ndërkaq, provoi gjithçka, duke hedhur shpejt në fushë edhe Rezhinaldon, të ashtuquajtur “rebel”, por  as ai, dhe as sulmuesi tjetër, Shkurtaj nuk ia dolën të realizonin.

Tetë pikë diferencë me Partizanin janë shumë, por Cungun e shqetëson më shumë loja, siç u shpreh për Supersportin. Gjithsesi, kolegu i tij, Mema, deshi të qetësonte të gjithë tifozët.

Ndeshja tjetër, në të njëjtën orë, Luftëtari-Flamurtari përfundoi pa gola, 0-0, ndërsa një ditë më parë, Partizani mundi 2-0 Kastriotin në “Selman Stërmasi”.

Të kuqtë kryesojnë me 46 pikë ndaj 38 të Kukësit, ndërsa Tirana u ngjit në 24 pikë, gjithnjë në vend të shtatë, 8 pikë larg zonës së rrezikut dhe 7 pikë larg asaj të Europës./abcnews.al

 


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono