Kukësi hedh poshtë akuzat për trukim të ndeshjes me Kastriotin

18:00 | 31/07/201918:000

Kukësi dhe Kastrioti hedhin poshtë akuzat për trukim të ndeshjes së tyre në Superligë. Gjtihsesi, UEFA dyshon dhe ekziston mundësia për t’u hapur një hetim

A mund të quhet një tjetër skandal i madh?

Për UEFA-n, dyshimet janë të mëdha, aq sa u detyrua të dërgonte raport për ndeshjen Kukësi-Kastrioti.

Ky raport, nxjerrë nga sistemi BFDS është depozituar prej kohësh nga UEFA në Federatën Shqiptare të Futbollit, siç bën me dijë gazeta “Panorama Sport”.

Nuk dihet se çfarë reagimi ka pasur nga institucioni që drejtohet nga presidenti Duka, por publikisht nuk është bërë me dijë asgjë.

Ndeshja përfundoi 3-1 për Kukësin, me krutanët që kaluan të parët në avantazh, dhe me kuksianët që realizuan tri herë në 10 minutat e fundit.

Reagimi i veriorëve erdhi fillimisht me deklaratat telefonike të presidentit Safet Gjici, duke hedhur poshtë akuzat, duke pohuar se skuadra e tij është dhe ka qenë gjithnjë e pastër, si dhe duke shtuar se është i hapur për hetim.

Më pas, Kukësi doli me deklaratë zyrtare si klub.

“Hedhim poshtë akuzat, – shkruhej në të, – deklarojmë me përgjegjësi se nuk ka asnjë element që të vërtetojë këtë akuzë. Ekipi ynë e pati ndeshjen jetike për të siguruar vendin e dytëpër të qenë i sigurt për Europën …”.

Nuk mungoi edhe reagimi i Kastriotit, që gjithashtu hodhi poshtë akuzat, ndërsa sulmoi gazetën që botoi lajmin.

Nuk dihet nëse do të ketë një hetim të UEFA-s për këtë sfidë të Superligës, luajtur në 30 maj të këtij viti, në javën e fundit, veçse alarmi është i madh pas dënimit të UEFA-s për Skënderbeun, konfirmuar edhe nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë./ABC News Albania 24/7

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono