Kukan për Kosovën: Nuk do të ketë një raport pozitiv nga KE

13:29 | 16/04/2018

Eduard Kukan, anëtar i komisionit për Punët e Jashtme në Parlamentin Europian u shpreh se as Kosova dhe as Bosnje e Hercegovina nuk duhet të presin një raport pozitiv të Komisionit Europian brenda këtij viti, ndërsa Shqipëria dhe Maqedonia pritet që të hapin negociatat, sipas burimeve diplomatike të cituara nga Deutsche Welle.

Anëtari i Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian dhe kryetari i Komitetit për Bashkëpunimin me Ballkanin Perëndimor, Eduard Kukan,deklaroi se Kosova dhe Bosnje e Hercegovina nuk duhet të presin një raport pozitiv nga komisioni europian këtë vit. Kjo sepse sipas tij, ekzistojnë ende shumë pikëpyetje përsa i përket rendit ligjor në vend dhe normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë. Pas zgjedhjeve të fundit në Kosovë reformat në vend janë ngadalësuar, sipas një komenti të Komisionit Europian.

Progres raporti për ecurinë e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, do të bëhet publiK të martën e 17 Prillit dhe Brukseli bën të ditur se mbështetja dhe fokusi për procesin e zgjerimit nuk do të ndikojë në asnjë formë vlerësimin për gjendjen e demokracisë, sundimin e ligjit, të të drejtave të njeriut, ekonomisë dhe përputhshmërinë me standardet e BE-së në secilin nga gjashtë shtetet në rajon.

Shqipëria dhe Maqedonia, sipas informacioneve të para nga raporti vjetor i Komisionit Evropian, do të marrin rekomandime për hapjen e negociatave të anëtarësimit me BE. Në krye të këtij viti, Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, tha se nëse Shqipëria vazhdon në këtë mënyrë në rrugën e reformave, Komisioni do t’i japë një rekomandim për të nisur negociatat e anëtarësimit brenda gjashtë muajve të parë të 2018-s. Jozyrtarisht, Deutsche Welle duke cituar burime diplomatike të Brukselit, shkruan se zyrtarë të lartë të BE-së kanë zhvilluar diskutime me shtetet anëtare për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shkupin dhe Tiranën praktikisht deri në momentin e miratimit të raporteve./abcnews.al




Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono