Kukan: BE po tregon mungesë lidershipi në dialogun Kosovë-Serbi

12:01 | 16/04/2019

Marrëveshja mes Beogradit dhe Prishtinës do të jetë një punë e pasardhëses së Federica Mogherinit, sepse Mogherini në këtë mandat, nuk ka kohë për të.

Kështu ka theksuar shefi i delegacionit të Parlamentit Evropian për bashkëpunim me Serbinë, Eduard Kukan, duke e kritikuar BE-në për mungesë  lidershipi në udhëheqjen e dialogut mes dy vendeve.

“Unë i kërkoj falje zonjës Mogerini, por BE  ka dëshmuar mungesë të udhëheqjes së dialogut. Bisedime si këto, mund të kenë sukses vetëm nëse dëshmoni lidership të fuqishëm. BE duhet të jetë me e fortë dhe më e vendosur, të parashikojë më mirë ngjarjet, dhe të reagojë për to”, ka thënë Kukan.

Ai thekson se dialogu është bllokuar për një periudhë të gjatë kohore pa një reagim adekuat të BE-së në të. Progresi është i mundur vetëm me presion të fortë të huaj dhe me udhëheqjen e BE.

Kjo çështje varet edhe nga figura e përfaqësuesit të lartë apo përfaqësueses që do marr rolin ndërmjetës në dialog. Pa një presion të fortë të jashtëm dhe lideship të BE-së nuk mund të ketë përparim në dialog, tha Kukan.

Ish-diplomati sllovak dhe deputeti evropian në dy mandate, ka thënë se në parlamentin e ri do të jetë më e vështirë të shënohet një “momentum” për bashkim të Ballkanit perëndimor në BE”.

Pa përfshirjen e Ballkanit perëndimor nuk mund të flasim për Evropë të plotë, por ky nuk është i njëjti qëndrim, për shumë prej kolegëve deputet por edhe politikanëve në Evropën perëndimore“, tha ai./KlanKosova.



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono