Kujdesi i klientit në Neptun, investime dhe vëmendje 

15:50 | 26/06/2019

“Neptun”, kompania lider dhe e para në Shqipëri sa i takon shitjes së organizuar me pakicë të mallrave të elektro-shtëpiakeve dhe pajisjeve elektronike, i kushton një vëmendje të veçantë kujdesit ndaj klientit. Ky departament, ofron shërbim profesional dhe korrekt prej disa vitesh në çdo moment për klientët e saj.

Kujdesi i klientit ka një rol thelbësor në botën e biznesit sot, sidomos në industrinë e shitjes së organizuar të mallrave me pakicë, që njihet ndryshe edhe si sektori i “retail”.

Kompanitë e mëdha botërore i kushtojnë tepër vëmendje këtij sektori, në mënyrë që të jenë në kontakt të përditshëm me nevojat e klientit dhe për t’iu përshtatur shijeve, tendencave dhe për të thjeshtuar jetën e tij.

Në vendin tonë ka disa kompani të autorizuara të rishitjes së markave të mirënjohura ndërkombëtare ndërmjet elektro-shtëpiakeve dhe pajisjeve të tjera elektronike.

Nga to ne kemi veçuar Neptun, kompaninë lider dhe e para në Shqipëri për sa i takon shitjes së organizuar me pakicë të mallrave të mësipërm.

Siç shihet në këtë kompani, i kushtohet një vëmendje e veçantë kujdesit ndaj klientit që është një departament më vete, me shumë punonjës dhe menaxherë.

Duke qenë se nevojat e konsumatorit janë të shumta dhe nuk mbarojnë me blerjen e një malli, por vazhdojnë në forma të ndryshme, siç është edhe asistenca teknike për çdo problem që klienti në fund të ketë një eksperiencë pozitive dhe të mos zhgënjehet në asnjë rast.

Në Neptun në departamentin e Kujdesit ndaj Klientit, të gjitha rastet që mbërrijnë menaxhohen nga operatorët dhe sipas nevojave specifike përcillen tek supervizorët.

Rastet e ankesave ndiqen ekskluzivisht nga menaxherët e portofolit, ndërsa për klientët që adresohen nëpër dyqane më përpara, Neptun ka krijuar strukturën e brendshme “shop support” dhe klientët ndiqen sipas rastit bazuar në veçoritë e çështjes.

Kujdesi i Klientit në Neptun mbledh të gjitha rastet, duke filluar nga zanafilla e tyre, nga ku më pas ndiqet sipas procedurave të shoqërisë deri në gjetjen e zgjidhjes më të mirë të problematikës.

Departamenti i Kujdesit të Klientit në Neptun ka zbatuar metodologjitë më bashkëkohore për të matur dhe përmirësuar cilësinë e shërbimit.

Neptun është pjesë e Grupit Balfin, grupi më i madh dhe inovator i investimeve në Shqipëri dhe një ndër më të mëdhenjtë në rajon./ABC News Albania 24/7



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono