Kualifikimi i mundshëm në Europian, ja me kë do përballej Kosova

18:53 | 30/11/201918:530

Kosova ka mësuar kundërshtarët e mundshëm në Euro 2020, gjithmonë nëse ia del të fitojë dy finalet e mbetura në Nations League. Dardanët do të përballen me Maqedoninë në fund të marsit, teksa në finale i pret njëra prej Gjeorgjisë ose Bjellorusisë.

Të dy ndeshjet do të zhvillohen në transfertë për fat të keq, por djemtë e Challandes nuk duan të humbasin këtë mundësi të artë.

Nëse ia del, Kosova do të bëjë pjesë ne grupin C. Holanda, Ukraina dhe Austria janë tre skuadrat që shorti i ka vënë në këtë grup dhe këto mund të jenë kundërshtarët e skuadrës dardane. /abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono