Kthimi i eshtrave të Mit’hat Frashërit, Bashkia nis ndërtimin e memorialit

10:16 | 22/10/2018

Mit’hat Frashëri publicist, shkrimtar, përkthyes, albanolog, diplomat, veprimtar i çështjes kombëtare, politikan, nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë, do të prehet në Atdhe pranë Vëllezërve Frashëri në Parkun e Madh.

Bashkia e Tiranës ka nisur punë për ndërtimin e memorialit dhe rigjenerimin e zonës përreth me bimësi e gjelbërim dekorativ.

Ceremonia shtetërore e kthimit në atdhe të eshtrave do të organizohet gjatë javës përkujtimore të 110-vjetorit të Kongresit të Manastirit, e cila përkon me një nga kremtimet madhore të Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut.

Mit’hat Frashëri lindi në Janinë në vitin 1880. Aktualisht eshtrat e tij prehen në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës aty ku ai ndërroi jetë në vitin 1949.

Bashkia e Tiranës i ka kushtuar një vëmendje të veçantë nderimit të ngjarjeve dhe personaliteteve të kombit tonë. Gjatë këtyre tre viteve janë rehabilituar shumë prej monumenteve dhe lapidarëve në të gjithë qytetin, që ishin lënë në mëshirë të fatit. /abcnews.al





Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono