Kthesë e befasishme në “telenovelën Neymar”

18:45 | 24/08/201918:450

Një kthesë e re duket se pritet për transferimin e mundshëm të Nejmarit. Ylli brazilian mund të mos shkojë as tek Reali, dhe as tek Barcelona.

Pse jo, do të thoshin analistët, sidomos pas lajmeve të fundit që vijnë nga Franca dhe analizës së hollësishme të situatës!

Pse të mos ketë një “dashuri” të re mes Neymarit dhe Paris SG?

A nuk po ndodh në Madrid me Garet Bejlin dhe tek Interi me Mauro Ikardin?

Natyrisht, çdo skenar mund të dalë i gabuar, pasi aleancat mbeten “fluide”, dhe toka nën këmbë nuk ka asnjë siguri në futboll.

Gjithsesi, gjendja është e tillë që Barcelona e ka tepër të vështirë të bindë Paris SG për të marrë Neymarin, dhe mjafton kalimi i Kutinjos tek Bajerni për ta kuptuar.

Po ashtu vetë braziliani duket se nuk e ka shumë me qejf të shkojë tek Reali, madje ekziston pikëpyetja nëse madrilenët e kanë seriozisht me të, apo thjesht po bëjnë zhurmë për të fshehur operacionin e vërtetë, që mund të jetë ai për Pol Pogbanë!

Tani flitet për një afrim të ri mes superyllit dhe PSG-së, me trajnerin Tuhel që është gati ta pranojë në skuadër, dhe me presidentin Al Helaifi që nuk do të ishte kundër.

Në fund të fundit jeta vazhdon, dhe palët mund të presin verën e ardhshme, kur kushtet të jenë më të mira për transferimin.

Gjithsesi, për momentin Tuheli nuk ka ndërmend ta aktivizojë superyllin kryesor, derisa të sqarohet situata, pasi thuhet se edhe lojtarët e tjerë ndihen të ofenduar nga qëndrimi i brazilianit.

Gjermani mbetet në qëndrimin e tij, pavarësisht nisjes së kampionatit me humbje./ABC News Albania 24/7


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Të lidhura

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono