Kthehen temperaturat e larta

15:56 | 18/08/201915:560

Një tjetër valë e të nxehtit afrikan do të përfshijë Shqipërinë. Java e re sipas meteorologëve nis me temperatuara më të larta të cilat pritet të kulmojnë të martën dhe të mërkurën. Ndërsa reshjet parashikohet të kthehen në vend rreth 25 Gushtit.

Nëse menduat se vapa iku me 15 ditëshin e parë të Gushtit gaboni. Vlerat e termometrit sipas meteorologëve do të rriten duke nisur nga dita e hënë dhe do të na shoqërojnë deri në mesjavë.

“Ditët më të nxehta do të jenë kryesisht e marta dhe e mërkura kur pritet që të kapin kulmin tek vlerat 37 gradë. Më pas do të kemi që nga e enjtja edhe tërheqje të këtyre masave ajrore duke çuar temperaturat në vlerën 32 apo 33 gradë, normale për muajin që ndodhemi. Ajo çfarë duhet theksuar është që gjatë këtyre ditëve nuk është se presim që të kemi një rritje të ndjeshme të temperaturave minimale. Nata dhe mëngjeset do të mbeten të freskëta”, tha Lajda Porja.

Meteorologia Lajda Porja shpjegon se kjo është pasoje e një tjetër valë të nxehti nga Afrika që do të përfshijë Gadishullin e Ballkanin.

“Priten që të jenë kryesisht në pjesën më të madhe të Ballkanit dhe shumë pak Italia, ndërkohë zhvendosja e këtyre masave është më shumë në Shqipëri, Maqedoni, Kosovë, Mal të Zi, ku pritet që të kemi rritje të temperaturave”, tha ajo.

Ndërsa reshjet parashikohet të rikthehen në Shqipëri rreth dates 24-25 gusht, ndryshe nga sa po ndodh në Evropë.

“Kryesisht do të kemi një mot më të qëndrueshëm nga java tjetër deri me datë 24 – 25 ku do të shfaqen, shira, rrebeshe më tepër të fokusuara në zonat malore. Ndryshe paraqitet situata për pjesën tjetër të kontinentit evropian ku problematikë është Italia, Turqia, pritet që të jetë edhe Spanja, ku pas gjithë të nxehtit që përjetuan në verë, aktualisht përjetojnë dhe pritet të përjetojnë përmbytje nga stuhi që kanë përfshirë një pjesë të Europës”, tha Porja.

Meteorologët parashikojnë që vendi të përfshihet nga një sistem i fuqishëm vranësirash në fund të Gushtit dhe fillim të Shtatorit./ABC News Albania 24/7

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono