Kryetari i Komunës së Shkupit: Marrëdhënia e re me Tiranën në mbështetje të biznesit


22:16 | 07/12/2017

Kryetari i Komunës së Shkupit, Petre Shilegov, ne nje interviste për ABC News, tregon përpjekjet e tij dhe homologut të Tiranës, Erion Veliaj, për të rigjallëruar lidhjet mes dy kryeqyteteve. Shilegov tha se vitin e ardhshëm do të presë në Shkup kryebashkiakun e Tiranës, me qëllim mbështetjen ndaj bizneseve, pavarësisht se nga cila anë e kufirit vijën sipërmarrësit.

ABCZ. Kryetar, faleminderit për këtë intervistë. A mund të na thoni cili është qëllimi i vizitës tuaj në Tiranë?

Petre ShilegovFaleminderit ju për mundësinë që t’i drejtohem publikut shqiptar. Ne ndodhemi këtu për konferencën rajonale të organizuar nga UNDP dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës mbi transprancën dhe antikorrupsionin në pushtetin vendor. Patëm mundësinë të takonim kryebashkiakë të shumtë nga rajoni, nga Prishtina deri në Rumani, nga Shqipëria, Maqedonia e Moldavia, për të shkëmbyer eksperperiencat mbi transprarencën dhe luftën kundër korrupsionit. Po e shfrytëzojmë këtë mundësi, gjithashtu, për të rritur bashkëpunimin ekonomik mes Tiranës dhe Shkupit.

ABCJu jeni takuar edhe me kryebashkiakun Veliaj. A shikoni se ka mundesi për ta rritur bashkëpunimin mes dy kryeqyteteve?

Petre ShilegovQyteti i Tiranës dhe ai i Shkupit kanë firmosur vitin e kaluar një marrëveshje binjakëzimi, që fatkeqësisht nuk është implementuar fare. Me kryetarin e Tiranës ramë dakort që ta përmirësojmë këtë situatë. Brenda gjysmës së parë të vitit të ardhshëm, unë do ta pres atë në Shkup. Ndërkohë, kabinetet tona do të përgatisin axhendën e bashkëpunimit dypalësh dhe unë besoj se vizita e tij në Shkup do të jetë më shumë se protokollare.

ABCA mund të na thoni dicka më shumë në lidhje me prezencën ekonomike shqiptare në qytetin tuaj? A mendoni se ka dicka që mund të bëhet për ta shtuar këtë prezencë?

Petre ShilegovShqiptarët që jetojnë në Shkup janë qytetarë të Maqedonisë dhe qytetarë të Shkupit dhe si të tillë kanë mundësinë të operojnë në treg. Imputi ekonomik nga biznesmenë shqiptarë është i madh, si në buxhetin e qytetit të Shkupit ashtu edhe në buxhetin e Maqedonisë. Si pushtet vendor, ne po përpiqemi të përmirësojmë kushtet për të gjitha kompanitë që ekzistojnë. Gjithashtu, për sa diskutuam edhe me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, për çështje që janë në juridiksionin tonë dhe lidhen me zhvillimin ekonomik lokal, të mund të ndihmojmë bizneset nga të dyja krahët që të jenë në gjendje të hapin apo të rrisin bizneset e tyre në Shkup dhe në Tiranë, pavarësisht se prej nga cili vend vijnë.

ABCDuket sikur ka një frymë të re në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Maqedonisë. Nga ana tjetër, ju keni zgjedhur një n/kryetar shqiptar, zotin Enver Maliqi. A mendoni se kjo frymë e re mund të ndikojë gjithashtu edhe në marrëdhëniet ekonomike?

Petre ShilegovMendoj se situatë në Ballkan ka ndryshuar. Mendoj se shoqëritë në vendet e Ballkanit ndodhen në një nivel më të lartë zhvillimi dhe nuk jemi prehë e stereotipeve. Në Maqedoni po ndërtojmë një shoqëri për këdo, pavarësisht prejardhjes, etnisë apo besimit fetar. Ndaj, ne mendojmë se të gjithë njerëzit janë të barabartë dhe duhet të kenë të njëjtat mundësi. Kjo është ajo që po ndërtojmë në Maqedoni dhe është rrënja që po mbin në të gjithë rajonin. Unë besoj se atmosfera në të gjithë Ballkanin është më re relaksuar, që është diçka e mirë për të gjitha vendet si dhe për bashkëpunimin lokal mes qyteteve, është mirë për qytetarët e vendeve tona. Ndaj unë besoj se pa stereotipe, Ballkani mund të përparojë./abcnews.al

 

 

 



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono