Kryendeshja e Superligës mbyllet pa fitues

16:38 | 28/02/201816:380

Përfundon në barazim ndeshja kryesore e kampionatit shqiptar mes Kukësit dhe Skënderbeut. Ishte një përballje me dy fytyra, dhe e luajtur në një terren të rënduar nga dëbora

Pati gjithçka, përveçse një fitues.

Kukësi-Skënderbeu e meritoi cilësimin si kryendeshja e javës së 22-të të Superligës, dhe jo për emrin e skuadrave apo për renditjen e tyre, por për atë që dhanë në fushë.

Ashtu siç pritej, kampionët e kërkuan të parën fitoren, edhe sepse u bënte më shumë punë, për t’i afruar me Europën, ndërsa kryesuesit sikur nuk ishin vetvetja.

Mungesat e tyre ishin të rëndësishme.
Portieri e kapiteni Orges Shehi, mbrojtësit Radash e Jashanica, si dhe organizatori Lilaj nuk mund të cilësohen gjë e paktë.

U duk se kjo do të vendoste që në fillim dhe se ndeshje nuk do të kishte, aq më shumë në një fushë që vendasit e njohin më mirë dhe që nisi shpejt të mbulohej me borë.

Me më shumë arsye për t’u motivuar, kampionët dominuan plotësisht pjesën e parë, duke luajtur ashtu siç duhet.

Shumë vrapim dhe shumë vendosmëri për të fituar dyluftimet, por edhe gola të shënuar.

Braziliani Kale dhe shqiptari i Kosovës, Donjet Shkodra ishin ata që e dërguan topin në rrjetë.
Në pushim të ndeshjes, korçarët shkuan me kokën ulur drejt dhomës së tyre të zhveshjes, ndërsa kuksianët edhe me më shumë besim, veçse 15 minuta mjaftojnë për të kthyer fatin e një ndeshjeje.
Diçka ndodhi, apo më mirë diçka u tha trajneri Daja të besuarve të tij, dhe duket se i vuri fort në sedër.

Skënderbeu doli në pjesën e dytë me mentalitetin e kryesuesit të Superligës dhe kampionit të ardhshëm.

Kjo mjaftoi që mënyra sesi po luhej takimi të ndryshonte rrënjësisht.
Miqtë nuk humbën më duele, ndërsa nisën të qarkullonin topin siç dinë, pavarësisht nga mungesat dhe pavarësisht nga terreni.

Ata që duan e tregojnë veten edhe në kushte të tilla, ndërsa forcën fizike për të thyer mbrojtjen vendase, Skënderbeu e pati tek sulmuesi Ali Soue.
Shtatlarti shënoi dy gola prej manuali, një lloj autokritike për fillimin jo aq të mirë të vitit 2018.

U duk se barazimi kënaqi korçarët, ndonëse jo edhe aq vendasit, të cilët patën forcën që të reagonin për ato minuta që mbeteshin.

Formacioni i trajnerit Peter Pakult e mbylli shumë mirë ndeshjen, duke krijuar të paktën dy apo tre raste, si dhe të ushtronte presion me shumë goditje nga këndi njërën pas tjetrës.

Nuk ia doli të fitonte, edhe prej forcës së kundërshtarit, edhe prej fushës së mbuluar plotësisht me borë./abcnews.al


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono