Kryeministri rus: Në Prishtinë po vijnë në pushtet ultra nacionalistët

14:36 | 19/10/201914:360

Pak para mbërritjes në Beograd, në kuadër të një vizite zyrtare, kryeministri i Rusisë, Dimitri Medvedev u shpreh se në Prishtinë në pushtet po vijnë ultra nacionalistët.  

Kryeministri i Rusisë, Dimitri Medvedev, do jetë në Beograd në kuadër të një vizite zyrtare ku do të takohet me krerët më të lartë të shtetit serb, homologen e tij, Ana Brnabiç, e kreun e shtetit serb, Aleksandër Vuçiç.

Para kësaj vizite, Medvedev në një intervistë për median serbe “Vercernje Novosti”, komentoi dhe situatën aktuale në Kosovë sidomos pas zgjedhjeve të 6 tetorit duke përmendur fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje. Medvedev i referohet Vetëvendosjes si ultra nacionaliste.

Kreu i ekzekutivit rus theksoi se Moska po e vëzhgon situatën në Prishtinë, sidomos tani pas zhvillimeve të reja politike.

“Qasja jonë ka mbetur e njëjtë. Në të njëjtën kohë ne jemi të detyruar që të vëzhgojmë proceset aktuale që po zhvillohen në Prishtinë  dhe presionin që po bëhet nga atje, aq më tepër kur tani po vijnë në pushtet ultra-nacionalistët”, u shpreh Medvedev.

Ai shtoi se Rusia respekton integritetin territorial të Serbisë, dhe se shteti i tij është kundër lëvizjeve të njëanshme në rajonin e Ballkanit./ABC News Albania

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono