Kryeministri Rama bën ndryshimet e para brenda partisë, iken Bushati, Gjylameti dhe Nikolla

17:54 | 23/07/201917:540

Partia Socialiste ka mbledhur pasditen e sotme prej orës 16:00 Asamblenë Kombëtare. Në fokus janë zgjedhjet e 30 qershorit, por edhe ato brenda partisë që pritet të zhvillohen. Sipas kryeministrit, Partia Socialiste do të ketë ristrukturim vertikal dhe horizontal në gjithë strukturat e saj.  Gjatë fjalës së mbajtur në këtë asamble, kryeministri Rama bëri me dije dhe propozimet për ndryshimet në krye të partisë socialiste për qarkun Shkodër, Lezhë dhe Tiranë.

Kjo parti duhet ti takojë njerëzve shumë më shumë seç u ka takuar sepse njerëzit i dhanë kësaj partie mundësinë që të shënojë një tjetër moment për të qenë krenar në historinë e saj, 30 qershorin. Secili nga ju ka një detyrë dhe do të vlerësohet nga vetë procesi, dëshiroj që që tani të propozoj disa ndryshime, së pari në udhëheqjen e qarqeve, në qarkun e Shkodrës, qarkun do ta drejtojë kryetari i bashkisë Shkodër, Tiranën ta drejtojë Elisa Spiropali dhe Ervin Bushati. Qarkun e Lezhës ta drejtojë Sandër Lleshi. Ndërsa për Lindita Nikollën kam një tjetër propozim që do e diskutojmë më pas. Për sekretariatin kemi rënë dakord që të bëjmë disa axhustime të nevojshme”, tha Rama.

Deri më tani në krye të drejtimit të qarqeve të Shkodrës, Lezhës dhe Tiranës kanë qenë: Ditmir Bushati për Shkodrën, Blerina Gjylameti për Tiranën dhe për Lezhën, Lindita Nikolla./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono