“Kryeministri Kurti kishte një agjendë të organizuar”, Agim Nesho: Edi Rama u vendos në mbrojtje

12:34 | 11/02/202012:340

Diplomati Agim Nesho nga studio e abcneës.al ka komentuar vizitën e kryeministrit Albin Kurti në Tiranë, ku ka theksuar se  ishte më dominuar në agjende se kryeministri Rama.

Përballë gazetares Juli Xhakoxhi, Nesho ka deklaruar se vizita e tij në tiranë dhe ajo çfarë prezantoi e ka vënë në vështirësi  Edi Ramën.

“Çfarë ndjesie ju dha konferenca mes dy kryeministrave ne kemi parë dhe vizita të tjera mes kryeministrash dhe duket se kishte tension. Kurti ishte më dominues në agjende duke insistuar se makroshengeni duhet të dominoj dhe faktin se Shqipëria për diskutimet në minishengenin ballkanik ka vendos pa e pyetur Kosovën. Kosova dhe interesat me të janë të panegociueshme.  Kurti ishte i qartë në modelin që prezanton, vizita e tij në Tiranë dhe në konferencën e përbashkët vendosi në tension Ramën. Ne dhe ato që kanë punuar deri më sot bëjnë gabim pasi elementin e çështjes shqiptare e shikojnë të bashkuarm, ashtu siç e shikon Serbia. Por nuk mund të ketë çështje shqiptare të përbashkët”, është shprehur diplomati.

Ndër të tjera nga studio e abcnews.al, diplomati është shprehur se dy kryeministrat janë të një profili pasi janë populist por secili prej tyre është i ndryshon në atë që përfaqëson në vetvete gjatë rrugëtimit që ka bërë në politikë. Kryeministri i Kosovës është një person që  figurë të pastër sipas tij.

“Kryeministri Kurti vendosi agjenden që në momentin që tha se vizitën e parë e bëra te fshati i Jasharit, vajten në Mitrovicë dhe së treti theksoi se vinte në Shqipëri, duke e theksuar se janë dy vende të ndara juridikisht, por jemi një komb i përbashkët. Kjo bëri që Rama të vendosur në një pozicion mbrojtës duke mbrojtur procesin e minishengenit Ballkanik. Ndërkohë duket që Evropa dhe Ushingtoni janë shumë skeptikë në lidhje me këtë minishingen dhe e dyta që lidhet me atë që Palmer tha sot se Rusia kërkon të krijojë një vatër në Ballkan. Të dy liderat janë populist njëri është idealist që ka luftuar deri në fund për të fituar atë post që ka dhe është një ndër  Rama është një populist i karakteri tjetër demagog që mori një parti të madhe ku theksoi se minishengeni shqiptar nuk ka kuptim pa atë ballkanik,” tha Nesho.

Gjithashtu nga ABC Neës diplomati është shperr se agjenda e Kurtit ishte e kopsitur dhe takimi me liderin e Partisë Demokratike Lulzim Basha, tregon se ai atë e shikon si një lider të ardhshëm dhe mundësitë e bashkëpunimit mund të jenë të larta./abcnews.al

 

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono