Kryeministri i Greqisë Mitsotakis prezanton prioritetet e qeverisë së tij

16:50 | 10/07/201916:500

Pas mbledhjes së parë të qeverisë së re greke, kryeministri Micotaqis ka renditur prioritetet e ekzekutivit të tij

Qeveria greke ka zhvilluar mbledhjen e saj të parë. “Na pret një punë shumë e madhe, por kam besim absolut në kapacitetet tona për të ndryshuar Greqinë”, theksoi Kyriakos Mitsotakis në fjalimin e tij të parë si kryeministër.

“Kërkuam mandat të fuqishëm dhe qytetarët na e dhanë me bujari. Tani erdhi momenti të bashkojmë grekët në një vizion prosperiteti. Puna ka filluar”, shtoi kreu i qeverisë së re greke.

Mitsotakis paraqiti 12 prioritetet e kabinetit të tij, ku i pari është arritja e ritmeve të larta të zhvillimit ekonomik, përmes shtimit të investimeve dhe krijimit të vendeve cilësore të punës.

Siguria për qytetarët, kohezioni social dhe solidariteti për shtresat në nevojë, si dhe një sistem arsimor bashkëkohor, janë sipas radhës prioritetet kryesore.

Mitsotakis tha se një nga dy projektligjet e para që do të paraqiten, është ai për uljen e tatimeve për qytetarët dhe biznesin.

 “I vetëdijshëm se qytetarët e votuan pse shpresojnë në një të ardhme më të mirë ekonomike, Mitsotakis do të përpiqet që të realizojë shumicën e premtimeve të veta.

Por nuk mjafton vetëm vullneti i tij. Mjaft prej objektivave ambiciozë duhet të kalojnë barrierën e kufizimeve të vendosura nga kreditorët, që vazhdojnë të vlejnë, pavarësisht ndryshimit të qeverisë.

Mitsotakis do të kërkojë të bindë kreditorët për nevojën e ndryshimit të disa kushteve të rrepta. Mirëpo kreditorët insistojnë se kushtet janë të panegociueshme”.

Mitsotakis u ka dhënë gjithë ministrave nga një dosje blu. Sipas një shënimi që ai publikoi në rrjetin social facebook, dosja përmban objektivat për çdo ministri deri në muajin dhjetor. Nga sot ndryshon tërësisht modeli i qeverisjes, shkroi Mitsotakis. /ABC News Albania 24/7

 

 

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono