Kryebashkiaku i Hamburgut Olaf Scholz, lideri i ri i socialdemokratëve gjermanë

12:18 | 14/02/2018

Kryetari i ri i socialdemokratëve gjermanë është Olaf Scholz, kryebashkiaku i Hmaburgut. Në kongresin e partisë në muajin prill pritet që ai të garojë ndaj kryetares së grupti parlamentar të socialdemokratëve Andrea Nahles.

Ende kaos në radhët e socialdemokratëve gjermanë, ku surprizat vijojnë. Pas dorëheqjes së ish liderit të partisë Martin Shulz, posti i tij i është caktuar kryebashkiakut të Hamburgut Olaf Scholz, ministri i ardhshëm i financave në koalicionin e madh qeverisës.

Një surprizë për pjesën më të madhe të socialdemokratëve të cilët mendonin se do të ishte Andrea Nahles, kryetarja aktuale e grupit parlamentar socialdemokrat, pasardhëse i Martin Shculz. Me këtë të fundit që propozoi pikërish emrin e saj.

Por bordi i partisë mbrëmjen së martës votoi në mënyrë unanime, që minsitraja e punës në largim, të propozohet për postin e kryetares së partisë në kongresin e ardhshëm të socialdemokratëve në 22 prill. Por në këtë pikë zgjedhja e saj nuk duket më aq e sigurtë sa në fillim.

Analistët politikë në Gjermani mendojnë se situate kaotike aktuale në rradhët e socialdemokratëve është shkaktuar nga një përplasje e bazës me drejtuesit e lartë. Plani ishte I thjeshtë, Schulz duhej t’i kalonte drejtimin e partisë Nahles në mënyrë të drejtpërdrejtë në kongresin e partisë në muajin prill. Më pas u hodh ideja që në transferimin e postit të kreut të partisë, mund të ndikojë referendum i brendshëm ku anëtarët do të vendosin nëse e pranojnë krijimin e koalicionit të madh qeverisës.

Kundër zgjedhjes së Nahles në krye të partisë, ishte dhe kryebashkiaku I Berlinit Majkëll Muller, por dhe grupimet kundër koalicionit të madh qeverisës të shpërndarë në të gjithë vendin. Siupas tyre drejtimi I partisë nuk duhet të vendoset, as për një kohë të kufizuar, nga një grup I caktuar personash dhe statuti I partisë parashikon që pas tërheqjes së kryetarit, duhen zgjedhje të reja Brenda tre muajsh.

Vendimi i kryesisë së partisë socialdemokrate zgjodhi të shmangte kaosin, i cili do të shpërbënte një nga partitë më antike në eurpë. Por mbi të gjitha analistët e komentojnë dhe si një përpjekje për të shpëtuar koalicionin e madh qeverisës të drejtuar nga Merkel. Të paktën për momentin./abcnews.al





Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono