Krizë financiare, klubi i IPKO Superligës mendon bojkotin!

19:51 | 10/10/201919:510

Skuadra e IPKO Superligës, Ferizaj, nuk po kalon një moment të mirë. Aktualisht, klubi është pushtuar nga një krizë financiare dhe lojtarët po mendojnë seriozisht bojktotin. Klubi i Ferizaj ka edhe disa investitorë anglezë, por siç njoftohet nga faqja zyrtare e tyre në Facebook, ata nuk kanë shprehur gatishmërinë për të ndihmuar. Më poshtë, do të lexoni dhe njoftimin e plotë të klubit kosovar:

Njoftimi i Ferizaj:

“10.10.2019 – Ferizaj; Futbollistët e skuadrës sonë janë duke kërkuar pagat e tyre. Problemet financiare janë duke e përcjellur klubin tonë edhe në këtë kampionat, edhe përkundër premtimeve të shumta. Ndërsa investitorët Anglez ende nuk kanë shprehur gatishmërinë për t’i ndihmuar klubit tonë me mjete financiare ata po dhojn vetem premtime te kota.

Sipas informacioneve brenda klubit, nëse futbollistët pagat nuk i marrin me kohë mund të vijë edhe tek më e keqja – bojkoti nga futbollistët. Sic ka ndodhur edhe në vitet e kaluara, po përsëritet edhe këtë vitë. Vonesat e pagave për futbollistët, të cilët janë të pakënaqur me gjendjen e klubit. Në ditët në vazhdim do të shiqohet se çfarë do të ndodhë.”/abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono