Kriza tek United, Solskjaer piketon plot 8 futbollistë!

19:33 | 10/10/201919:330

Manchester United synon të marrë plot 8 lojtarë gjatë merkatos së janarit. “Djajtë e Kuq” janë në krizë totale dhe shpenzimet duken të domosdoshme. Bordi drejtues i klubit i ka dhënë siguri Solskjaer se do të jetë ai trajner dhe për dy vitet e ardhshme dhe tekniku norvegjez ka nisur punën për të përforcuar ekipin e tij.

Siç raportojnë mediat britanike, janë plot 8 lojtarë që Solskjaer dëshiron në ekip, por kanë arritur të zbulojnë vetëm gjashtë prej tyre.. James Maddison, ylli i Leicester City, është objektivi primar. Interes ka dhe për mesfushorin e Rostov, Mathias Normann. Mbrojtësi i Benfica, Ruben Dias, është një tjetër dëshirë e Solskjaer, së bashku me Ben Chilwell, Mario Mandzukic dhe Emre Can. Pritet një merkato e nxehtë te “Djajtë e Kuq”./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono