Kriza tek Tirana, Ze Maria dhe Halili në konflikt

12:44 | 17/04/2018

Trajneri dhe Presidenti i Tiranës duket se janë në krizë pikërisht pas arritjes së objektivit të madh, ngjitjes në Superligë. Tensioni i ndeshjes së fundit tregoi mosmarrëveshjet mes palëve.

Nuk është mbushur ende viti që kur erdhi. Braziliani Ze Maria u prezantua Qershorin e vitit të kaluar si trajner i Tiranës, por tani duket më larg se kurrë.

Fjalët e bukura dhe komplimentet dypalëshe janë lënë pas, ndërsa aktualitet është largimi demonstrative i trajnerit nga stadium pikërisht pas fitores ndaj Pogradecit fundjavën e kaluar, dhe ngjitjes në Superligë.

Çfarë ndodhi në stadiumin “Selman Stërmasi”, ditën e shtunë?

Trajneri bëri shaka duke thënë se “ika që të bëja gati darkën”, por duket se ka pasur një konflikt.
Burime në klub pohojnë se gjatë ndeshjes pati ndërhyrje të Presidentit Halili në punët e trajnerit, për një zëvendësim në momentin që takimi po fitohej.

Mendohet se Halili shmangu Ze Marinë duke komunikuar me ndonjë njeri të stafit në stol, ndërsa burimet theksojnë se ai e ka bërë këtë edhe më përpara, kur ishte trajner kroati Lonçareviç.

Gjithsesi, nervat e momentit janë vetëm një pretekst. Tirana e Ze Maria duket se po krijojnë një konflikt të qëllimshëm, për të pasur mundësi të bëjnë ndonjë zgjedhje tjetër.

Trajneri me shumë gjasa kërkon më shumë lojtarë për Superligën, por besohet kërkon edhe rritje të rrogës.
Presidenti Halili nuk është i disponueshëm për këtë, ndërsa ka theksuar se Ze Maria është trajneri më i paguar në Shqipëri, e besohet se merr 5 000 euro në muaj, bashkë me stafin 7 500.

Një faktor shumë dëmtues është dënimi nga UEFA, që i bllokoi këto ditë Tiranës fondin prej 215 000 eurosh nga pjesëmarrja e vjetshme në Ligën e Europës. Me ato para, mund të zgjidheshin disa probleme, ndërsa tani ngushtësia financiare mund ta detyrojë Halilin të ndryshojë planet.

Gjithsesi, ngjitja e Tiranës në Superligë ishte një sukses i brazilianit, ndërsa nuk do të jetë e lehtë për klubin kryeqytetas që të gjejë një trajner tjetër./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono