Kriza Rusi – Ukrainë, CNN: SHBA gati të dërgojë anije lufte në Detin e zi

10:24 | 06/12/2018

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përgatiten për të dërguar një anije ushtarake në Detin e Zi, në kuadër të krizës mes Rusisë dhe Ukrainës. Lajmi është konfirmuar nga rrjeti televiziv CNN.

Rrjeti televiziv Cnn, duke cituar tre zyrtarë të lartë amerikanë, raporton se shtetet e bashkuara të Amerikës po marrin masat e duhura për të dërguar një anije lufte në detin e Zi, në një moment që tensionet mes Moskës dhe Kievit janë përshkallëzuar. Uashingtoni do të informojë dhe Ankaranë për lëvizjen, ashtu si parashikohet dhe në konventën e Montreux që drejton dhe kalimimn e anijeve ushtarake nëpërmjet Bosforit.

Pentagoni i ka kërkuar tashmë departamentit Amerikan të shtetit që të njoftojë autoritetet turke për kalimin e mundshëm të një anije amerikane luftarake, bjë lëvizje kjo si reagim e veorimeve ruse në ngushticën e Kërc. Nga ana tjetër ministria ruse e mbrojtjes konfirmoi se trupat ushtarake ruse në pjesën lindore të Krimesë, e aneksuar nga Moska në 2014-ën, kanë kryer një stërvitje ushtarake me sisteme raketore anti ajrore./abcnews.al





Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono