Kriza politike, Manjani: Meta duhet t’i kishte thirrur në zyrë palët, çuditem që e humbi

14:05 | 05/12/201914:050

Në studion e Abc News me Juli Xhokaxhi, ish ministri i Drejtësisë Ylli Manjani  u ndal edhe tek kriza politike.

Manjani dekroi se Presidenti Ilir Meta duhet t’i kishte thirrur në takim palët politike në zyrën e tij. Sipas Manjanit, Meta e humbi konfidencialitetin e tij për të dalë mbi palët.

Presidenti të bëjë njoftimin publik, në datën kaq në Presidencë të takohet për krizën.  Në një moment të caktuar do vijën ata, nuk është fundi i botës. Por kjo gjë nuk ka ndodhur. Unë e gjykoj negativisht këtë gjë që Presidenti i Republikës nuk e ka bërë. Presidenti nuk është thjeshtë kompetenca, e goglave, atë e thotë ligji. Presidenti është konfidencë si kryetar shteti dhe Ilir Meta në zyrat e tij ishte njeri konfident, që kishte edhe të majtën edhe të djathtën. Kjo konfidenca ka humbur dhe mua më vjen çudi me Ilir Metën, pse duhet ta humbte këtë. Vendi sot kishte nevojë për konfidencën e Ilir Metës jo për kompetecën  se ajo dihet, 5 rreshta. Ishte krejtësisht legjitime, edhe pa folur. Presidenca bëhet një zyrë e takimit politik. Njerëzit takohen edhe pinë një kafe. Por jo fare. Edhe përpjekja e Ramës është shumë e thjeshtë, është në fushatë po përpiqet të cojë në të gjitha format mesazhet, që unë nuk jam siç kam qenë por përballë meje jam zero”, tha Manjani.

Ndërkohë, më herët ish-ministri u ndal edhe tek zgjedhja e Kryeprokurorit të Përkohshëm

Ashtu siç bëri me dije abcneës.al në grupin e PS është vendosur sot të votohet Olsian Çela, ndërsa për Manjanin nuk ka shumë rëndësi emri sesa kapja e drejtësisë.

Ish-ministri shton më tej se megjithatë Çela bëri diferencë, dhe nga ana tjetër u kuptua paaftësia e Kryeprokurores së Përkohshme. “Ai djali bëri diferencë,(Olsian Çela) pati një referencë, një qasje më profesionale dhe realiste dhe zgjedhja në kuptimin politik. Nga ana tjetër është edhe një zbulesë e re sesa e paaftë paska qenë kryeprokurorja e përkohshme nuk e kaloi testin politik’, tha Manjani./abcnews.al

 

 

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono