Kritika të ashpra kombëtares italiane

19:32 | 11/09/2018

Shqetësim i madh në Itali pas disfatës së fundit të kombëtares së futbollit. Humbja në fushën e Portugalisë solli polemika dhe frikë për të ardhmen.

Është mësuar me kritikat, por sërish po i ndjen fort.

Kombëtarja e Italisë, prej disa muajsh nën drejtimin  Roberto Mançinit, u sulmua sërish ashpër, pas provës fatkeqe në Portugali.

Përballë një kundërshtari pa Cristiano Ronaldon, të kaltrit nuk ishin aspak vetvetja, edhe pse një justifikim mund të gjendet, tek eksperimentet e mëdha të trajnerit, me 9 ndryshime në krahasim me Poloninë.

Portugezët padyshim patën më shumë vazhdimësi, ndërsa dominimi i tyre ishte spektakolar. Shënuan në fillim të pjesës së dytë me milanistin Andre Silva, por mund të kishin fituar shumë më thellë sesa vetëm 1-0.

Shqetësimi është i madh për një ekip me 4 tituj botërorë, por me një të ardhme të paqartë, dhe ku mungojnë yjet si Baresi, Maldini, Baggio, Del Piero apo Totti. Mediat në Itali nuk u kursyen aspak pas takimit.

“La Gazeta dello Sport”: Nokaut në Portugali! Italia nuk u tregua e zonja! Mançini bëri 9 ndryshime dhe shkatërroi skuadrën, tani rrezikojmë Serinë B!

“Tutosport”: Italia, një makth pa fund! Pa lojë, pa gol, pa mbrojtje!

“Il Corriere dello Sport”: Mah, Mançini humb 0-1 në Portugali me një ekip eksperimental. Mbeten dyshime të mëdha për cilësinë e Italisë!

Në Portugali atmosfera ishte tjetër.

“A Bola”: AS për të fluturuar! Kombëtarja fiton në Ligën e Kombeve dhe tregon se di të jetojë pa Ronaldon!

“Rekord” në italisht: Bravisimo! Seleksioni mund Italinë pas 61 vjetësh me një spektakël të madh!

Trajneri Mançini, gjithsesi, mbetet me shpresë.

“Bëjmë shumë gabime dhe duhet të përpiqemi t’i shmangim. Duhet të kemi parasysh se skuadra është shumë e re dhe se po përpiqem të eksperimentoj tani që të jemi gati në kohën e duhur. Mendoj se Liga e Kombeve është një plus për ne, veçse duhet të kemi durim, por kjo fjalë nuk ekziston në Itali”, tha ai.

Italia ka luajtur dy ndeshjet e para në Ligën e Kombeve, dhe ka vetëm 1 pikë në renditje. Në një grup me Portugalinë e Poloninë, vërtet që rrezikon të zbresë në Ligën B./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono