Kritika nga liderët botërore, për vendimin e Trump për Jeruzalemin


13:17 | 07/12/2017

Pas deklaratës së Trump për shpalljen e Jeruzalemit kryeqytet të Izraelit, të shumta kanë qënë kritikat ndërkombëtare nga aleatët e amerikanëve dhe lider të tjerë botërorë.

Deklarata e Trump për shpallejn e Jeruzalemit kryeqytet të Izraelit, ka krijuar ragime të shumta ndërkombëtare nga aleatët amerikane dhe lider të tjerë botërorë. Veprimi i Trump për ndryshimin e statusit të Jeruzalemit ka pozicionuar Shtete e Bashkuara të Amerikës kundër të gjithë komunitetit ndërkombëtarë.

Kryeministrja Brtiantike theksoi se ajo nuk e përkrahte veprimin e Trump, të cilin e cilëson aspak të dobishëm për paqen dhe sigurinë në rajon.

Ndërkohë, Kancelarja Gjermane dhe Presidenti Francez deklaruan hapur se të dy vendet e tyre nuk e mbështesin këtë akt të politkës amerikane.

Shefja e Bashkimit Europian Federica Mogerini, shprehu shqetësim serioz për situatën e krijuar.

Demostrata të fuqishmë janë zhvilluar edhe jashtë konsullatës amerikane në Stamboll të Turqisë. Arabia Saudite e ka cilësuar një veprim të pajustifikueshëm dhe jo rracional deklaratën amerikane, përves saj dhe një numër shtetesh Arabë aletaë të amerikanëve e kanë dënnuar veprimin e Trump.

Kryeministri Izraelit e ka cilësuar njohejn e Jeruzelmit si kryeqytet nga Trump një ditë historike.

Nga ana tjetër, Presidenti Palestinez ka denoncuar fort veprimin amerikanë si lëvizje të mjerueshme. Palestinezët në rripin e gazës dhe bregun perëndimorë pritet të mbajnë gjatë ditës greva dhe protesta të fuqishme.

Palestina e cilëson Jeruzalemin lindore si kryqytet të ardhshëm të shtetit palestinez bazuar në marrëvëshjen e paqes palestin-izrael 1993. Statusi final do të diskutohej vetëm në fazate e më vonshme të bisedimeve për paqen. Sovranioteti i Izraelit mbi Jeruzalemin nuk është njohur kurrë ndërkombëtarisht dhe të gjithë vendet i kënë mbajtur amasadaet e tyre në Tel Aviv. Për më tepër, Jeruazaelmi përmban vende të shenjta të besimeve Judaiste, Islame dhe Kristiane.

Jeruzalemi ka qënë një teme delikate prej dekadash ndërmjet Izraelit dhe Paslestisnës. Trump me deklaratën e tij hodhi poshtë dekada përpjekje të politikës së jashtëm Amerikane./abcnews.al

 


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono