Krijohet aleanca e shoqatave të biznesit kundër TVSH-s


15:42 | 11/04/2018

Kryetari i Shoqatës së Biznesit të Vogël dhe të mesëm në Shqipëri, Albert Nasto, përmes një konference për mediat, pasi falenderoi tregtarët, të cilët iu bashkuan protestës, duke ulur qepenin e biznesit për një orë mesditën e së martës, lajmëroi edhe krijimin e Aleancës së Shoqatave kundër TVSH-s.

Qëllimi i kësaj aleance, thekson ai, është çuarja përpara e kundërshtimit të plotë të vendosjes së biznesit të vogël në skemën e TVSH-s, por edhe përmirësimi i klimës së biznesit në vend. Shoqata tha se do të mbetet në pritje të një reagimi nga qeveria për një kohe të limituar dhe në mungesë të një reagimi pozitiv, paralajmërojnë përshkallëzimin e protestave.

Sipas tyre, modeli i aplikuar nga Ministria e Financave, që fut bizneset e vogla nën regjimin e TVSH nuk është konsultuar me grupet e interesit, nuk mbështetet nga FMN, Banka Botërore dhe BERZH dhe njëkohësisht nuk i ngjan asnjë modeli europian, përfundoi kreu i shoqatës./abcnews.al



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono