Kreut të ushtrisë serbe i refuzohet viza amerikane

11:11 | 13/01/2018

Gjenerali serb që kryeson ushtrinë, Lubisa Dikovic, në Serbi është nderuar me urdhër nga presidenti i dikurshëm, por i është refuzuar viza për në SHBA.

Këtë lajm e kanë konfirmuar edhe zyrtarët serb dhe kanë kërkuar sqarime nga SHBA. Por, Dikovic është refuzuar përkundër ftesës atje. Zyrtarisht nuk dihet arsyeja e refuzimit, por emri i kreut të ushtrisë serbe ishte lidhur me krime të luftës në Kosovë.

Aleksandër Vullin, Ministër i Mbrojtjes: Ne duam ta kuptojmë se pse i është refuzuar viza pasi këtë udhëtim e kanë kërkuar vet amerikanët. Ne jemi krenar me gjeneralin tonë dhe padyshim që kjo do të lë gjurmë të këqija në marrëdhëniet tona ushtarake.

Gjenerali serb ka qenë në luftën e Kosovës në disa zona ku janë kryer krime dhe më parë është akuzuar nga aktivistja Natasha Kandic, se ka qenë pjesëmarrës në krime të luftës. Por, Kandic ishte gjobitur në fund nga një gjykatë në Beograd me rreth 5 mijë euro pasi ishte paditur nga gjenerali për dëmtim të integritetit dhe përdhosje të personalitetit të tij.

Kandic kishte ngritur dyshimet se Dikovic kishte lidgje me krimet ne Bosnje dhe me masakrën e Rezallës në Drenicë, kufomat e 27 prej të cilëve ishin gjetur në varrezën masive afër Rashkës në Serbi./abcnews.al




Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono