Kreu i ri i Këshillit Europian: Europa do të bëhet më “guximtare” në skenën botërore

08:46 | 30/11/201908:460

Kreu i ri i Këshillit Evropian, Charles Michel, i cili të premten mori detyrën nga Donald Tusk është shprehur se duhet të tregohemi vigjilentë dhe ti shërbejmë qytetarëve. Evropa do të bëhet më “guximtare” në skenën botërore, tha ai.

Ceremonia formale e pranim-dorëzimit u mbajt në Bruksel.

“Zonja dhe zotërinj, do të jetë privilegj për mua që t’iu shërbej qytetarëve evropianë. Do t’i qasem zgjidhjes së problemeve me risi dhe efikasitet. Do ta kem mënyrën time, i hapur për dialog dhe i përkushtuar në ndërtimin e urave dhe ndoshta më i kujdesshëm me postimet e mia në Twitter”, tha Michel.

Michel, 43 vjeç, ish-kryeministër i Belgjikës, e lavdëroi Tuskun dhe, siç tha, përqendrimin e tij në ruajtjen e unitetit evropian gjatë pesë vjetëve të kaluar, derisa Evropa përballej me daljen e Britanisë nga BE-ja, me krizën me migrantë, me sulme nga xhihadistët në disa shtete të BE-së dhe me kufizime financiare.

Por, shtoi Michel, ka ardhur koha për BE-në që të ketë më shumë vetëbesim dhe të jetë më guximtare në skenën globale, veçanërisht duke ndërtuar struktura të përbashkëta të mbrojtjes dhe sigurisë.

“Ne jetojmë në paqe, por duhet të jemi vigjilentë, shumë vigjilentë”, tha ai.

Pritet që javën e ardhshme do të marrë detyrën edhe Komisioni i ri Evropian, që është krahu ekzekutiv i BE-së dhe që do të udhëhiqet nga Ursula von der Leyen./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono