Kreu i ASH, Presidenti refuzon emërimin e Skënder Gjinushit

11:30 | 12/07/2019

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka refuzuar emërimin e akademikut Skënder Gjinushi si kryetar i Akademisë së Shkencave.

Meta është shprehur sot me një dekret të posaçëm, ku ka shprehur qëndrimin e tij kundër këtij emërimi.

“Pasi shqyrtova kërkesën dhe praktikën e përcjellë nga Sekretari Shkencor i Akademisë së Shkencave me shkresë nr.89/41 prot., datë 24.05.2019, nëpërmjet të cilës kërkohet dekretimi për emërimin e zotit Skënder Gjinushi si Kryetar i Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë, dekretova ‘Refuzimin e emërimit të akademikut Skënder Gjinushi si Kryetar i Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë”– thuhet në dekretin e Metës.

Në dekretin e Metës më tej thuhet:

“Referuar mënyrës sesi janë zhvilluar zgjedhjet për Kryetar të Akademisë së Shkencave në datën 24.05.2019, si dhe duke vlerësuar në tërësi rrethanat, provat dhe bazën ligjore që rregullon mënyrën e organizimit të Akademisë së Shkencave, Presidenti i Republikës, mbështetur në nenin 57 pika 7, “Për Akademinë e Shkencave të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, ka arritur në konkluzionin se: Procesi i kandidimit dhe ai zgjedhor për zgjedhjen e Kryetarit të Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë, paraqet shkelje të parashikimeve të ligjit nr.9655, datë 11.12.2006 “Për Akademinë e Shkencave të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar./ABC News Albania 24/7


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono