Krahasimi me Ronaldon dhe aventura te Reali, flet Rodrygo!

23:35 | 13/11/201923:350

Rodrygo Goes pranoi se ishte i pafat për faktin që ai kurrë nuk pati mundësinë të luante përkrah Cristiano Ronaldos te Real Madrid. 18-vjeçari ka bërë një start të shkëlqyer në Santiago Bernabeu që kur arriti nga Santos, në një marrëveshje 45 milionë euro. Rodrygo tashmë ka filluar të krahasohet me Ronaldon, i cili shënoi 450 gola për “Los Blancos”.

Për krahasimet me Ronaldon dhe disa tema të tjera, Rodrygo tha: “Të jesh në gjendje të luash përkrah Cristiano Ronaldos në Real Madrid ishte një ëndërr e imja dhe më vjen shumë keq që ai u largua. Unë jam ende një lojtar shumë i ri për të qenë zëvendësuesi i dikujt si Cristiano Ronaldo, i cili është një nga lojtarët më të mëdhenj në historinë e klubit”.

Rodrygo shënoi brenda 93 sekondash në debutimin e tij në Madrid në fitoren 2-0 në La Liga kundër Osasuna, si dhe shënoi një tripletë në fitoren 6-0 të javës së kaluar ndaj Galatasaray në Champions League./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono