Kosovë, Thaçi: Pasuesi i Haradinaj i takon koalicionit “PAN”

16:30 | 02/08/201916:300

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka kërkuar që pasuesi i kryeministrit Ramush Haradinaj të vijë nga radhët e koalicionit “PAN”, që fitoi zgjedhjet e fundit të përgjithshme. Ndërkohë, AAK dhe partitë e opozitës si Vetëvendosje apo LDK kanë bërë thirrje për shpërndarjen e Parlamentit.

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, përmes një shkrese zyrtare dërguar bartësit të koalicionit fitues të zgjedhjeve të fundit, Kadri Veselit, i ka kërkuar edhe zyrtarisht koalicionit PAN që të propozojnë kandidatin e ri për ta mandatuar për formimin e qeverisë së Kosovës.

Në këtë letër të presidentit thuhet se si koalicion fitues që kanë fituar shumicën e nevojshme në Kuvend për të formuar Qeverinë, kanë të drejtën e propozimit të kandidatit të ri për të formuar qeverinë.

Nëse ajo përbërje e propozuar e Qeverisë nuk merr shumicën e votave të nevojshme, presidenti brenda dhjetë ditësh emëron kandidatin tjetër sipas së njëjtës procedurë.

Nëse as herën e dytë nuk zgjidhet qeveria, atëherë presidenti i shpall zgjedhjet që duhet të mbahen jo më vonë se 40 ditë nga dita e shpalljes së tyre. Menjëherë ka reaguar lëvizja Vetëvendosje po e kundërshton këtë vendim, ndërsa ka paralajmëruar mbledhjen e nënshkrimeve për shpërbërjen e Kuvendit.

Ndërsa më herët kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj tha se edhe AAK-ja është e interesuar të shpërbëj Kuvendin dhe se do t’i bashkohet mocionit për një gjë të tillë.

Edhe LDK-ja gjithmonë është deklaruar se është pro zgjedhjeve të jashtëzakonshme derisa nesër e kanë Kuvendin Zgjedhor ku pritet të zgjedhin liderin e partisë./ABC News Albania 24/7


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono