Kosovë, PDK shkarkon zyrtarët nën hetim

17:40 | 19/06/2019

Partia Demokratike e Kosovës ka shkarkuar nga detyra tre eksponentë të saj me poste qeveritare, për shkak se janë në proces gjyqësor për korrupsion. Duke njoftuar vendimin, kryetari Kadri Veseli ka deklaruar se qeveria duhet të japë prova konkrete para qytetarëve se po lufton nepotizmin.

Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë Besim Beqaj, zv/ministri Agim Ceku dhe Njazi Kryeziu që janë në procese gjyqësore, janë liruar nga detyra nga kryetari I Partisë Demokratike Kadri Veseli. Në një konferencë për media Veseli tha se ka larguar nga detyra zyrtarët e PDK-së që mbajnë poste publike ndërsa kanë aktakuza për korrupsion e nepozitëm.

Kadri Veseli, kryetar i PDK-së: “Këtë po e presin qytetarët nga ne, sepse ata janë të ngopur me fjalë dhe duan të shohin veprime konkrete. Nuk ka opsion tjetër përveç se të veprojmë”.

Kreu i PDK-së tha në konferencën me gazetarë se nepotizmi dhe korrupsioni janë rritur në vendin tonë të vogël dhe kjo duhet të ndryshojë, ndërsa ka kërkuar të që edhe pozitat në parti ti lirojnë personat me aktakuza.

Kadri Veseli, kryetar i PDK-së“Ky vendim nuk e paragjykon fajësinë e tyre dhe me përfundimin e gjykimeve, nëse ato do të jenë liruese, atëherë të gjithë këta persona do të kenë vendin e merituar në radhët e PDK-së”.

Kohëve të fundit ka pasur kritika të shumta nga ambasadat më të fuqishme të botës në Kosovë si ajo amerikane e britanike për emërime të zyrtarëve të korruptuar në poste publike./ABC News Albania 24/7



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono