Kosovë, LDK: Marrëveshja me Vetëvendosjen, pas certifikimit te rezultatit

23:02 | 11/10/201923:020

Partia Lidhja Demokratike e Kosovës ka mohuar zërat se ka ngrirë marrëdhëniet me lëvizjen Vetëvendosje, por ka deklaruar se marrëveshja me të për krijimin e qeverisë do të bëhet vetëm pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve të së dielës.

Vetëm pak kohë pasi zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa, tha se kjo parti i prolongon bisedat me VV-në për arritjen e marrëveshjes për formimin e Qeverisë, kreu i po të njëjtës parti ka deklaruar ndryshe. Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se partia e tij do të vazhdojë kontaktet me Vetëvendosjen për të harmonizuar qëndrimet për koalicion për të cilin, siç ka thënë ai, “mendojmë se është i mundur”.

Isa Mustafa, kryetar i LDK-së: Ulja në tavolinë për marrëveshjen përfundimtare do të bëhet vetëm kur të certifikohen rezultatet përfundimtare. Deri atëherë ne do të flasim, do të komunikojmë dhe do të kontaktojmë për të parë se sa prej çështjeve qeveritare janë të hapura, në mënyrë që të mos i bëjmë këto pas marrëveshjes.

Edhe kandidatja e LDK për kryeministre Vjosa Osmani, ka thënë se nuk është ndalur procesi i negociatave me Lëvizjen Vetëvendosje, për afrimin e programit të përbashkët qeverisës. Osmani ka thënë se grupet punuese do të krijohen varësisht prej temave.

Vjosa Osmani, kandidate e LDK për kryeministre: Disponimi në kryesi ka qenë shumë i mirë dhe nuk ka patur asnjë vendim për t’i ngrirë bisedimet me VV. Përkundrazi ka patur një vendim për të vijuar bisedimet mes ekspertëve tanë, që të diskutohen çështjet programore në mënyrë që të mos lihen pas negociatave.

Gjatë ditës pas mbledhjes së kryesisë  zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa tha se nuk do të ketë negociata me Vetëvendosjen deri në shpalljen e rezultateve përfundimtare nga KQZ-ja.

“Diskutuam faktin se kemi një rezultat të ngushtë me VV, 50 me 50 dhe do presim rezultatin final, duke pasur parasysh se disa qendra votimi do të rinumërohen dhe do të numërohen votat e mërgatës”./ABC News Albania

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono