Kosovë, i dërguari i Trump takon krerët e shtetit: Të nisë sa më parë dialogu me Serbinë

18:29 | 09/10/201918:290

I dërguari i presidentit Trump, Riçard Grenell është takuar me krerët e shtetit të Kosovës, të cilëve u ka kërkuar të fillojnë sa më parë dialogun me Serbinë. Në takimet e zhvilluara, vetëm kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka replikuar se, përmbajtja dhe procesi i marrëveshjes janë më të rëndësishme për qëndrueshmërinë e saj sesa afati kohor.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkojnë që sa më shpejtë të nis dialogu Prishtinë Beograd. Gjatë takimit që dërguari special i presidentit amerikan Donald Trump, për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell, pati me presidentin Hashim Thaçi ai ka shfaqur shpresën që sa më shpejtë të ketë një takim ndërmjet të dyja palëve.

Nëpërmjet një komunikate zyra e presidencës njofton se në këtë takim u tha se Marrëveshja e Paqes në mes Kosovës dhe Serbisë do t’i kontribuonte zhvillimit të Kosovës dhe tërë rajonit. Që nga viti 2008, nuk ka pasur kaq vëmendje të SHBA-së për Kosovën. Kjo shton konfidencën dhe besimin tonë në kërkimin e Marrëveshjes së Paqes me Serbinë citohet të ketë thënë Thaçi.

Grenell më pas në objektin e ambasadës amerikane në Prishtinë ka zhvilluar takime të ndara me liderët partiakë. Në takim me LVV-së Albin Kurtin sipas komunikatës së Vetëvendosjes Grenell ka thënë se mungesa e marrëveshjes Prishtinë Beograd është pengesa kryesore e investimeve të huaja, por për këtë Kurti ka thënë se pengesë më e madhe është korrupsioni i lartë në qeveri.

Përmbajtja dhe procesi i marrëveshjes janë më të rëndësishme për qëndrueshmërinë e saj sesa afati kohor për të, citohet të ketë thënë Kurti në takim. Grenell ndaras  ka takuar edhe kreun e LDK-së Isa Mustafa që ishte i shoqëruar nga Vjosa Osmani si dhe krerët e partive të tjera politike. Asnjë nga liderët politik nuk u prononcua pas takimit.

Ambasadori Grenell do të udhëtojë për në Beograd ku atje do të takojë përfaqësues të institucioneve të Serbisë. Vendimi për emërimin e Grenelliit si i dërguar i posaqëm është vlerësuar si befasues, pasi Departamenti Amerikan i Shtetit, në fund të gushtit, ka emëruar diplomatin Matthew Palmer të dërguar të posaçëm për Ballkanin, i cili është thënë se, mes tjerash, do të merret edhe me dialogun. / ABC News Albania 24/7

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono