Kosovarët mbyllin pushimet dhe lënë plazhet e Shqipërisë

13:04 | 02/09/201913:040

Për pushuesit kosovarë pushimet në Shqipëri përfunduan dhe ata janë kthyer në Kosovë apo në vende ku jetojnë e punojnë nëpër Evropë. Po si ishte ky sezon për këtë pjesë pushuesish? Gazetari Bujar Muçmata bisedoi me disa prej tyre në pikën e kalimit kufitar të Morinës.

Pamja në orët e mbrëmjes së dielë në Morinë është e fundit e sezonit veror. Mijëra automjete kalojnë kufirin drejt Kosovës e po aq gjarpërojnë në rrugën e Kombit.

Mbyllën pushimet e vitit e do ti’ kthehen përditshmërisë në punë e shkollë. Një pjesë tjetër, rrugëtimit në vendet e Perëndimit ku jetojnë.

Për ta Shqipëria ka ndryshuar  shumë. Nga sezoni në sezon gjetën atmosferë dhe kushte më pozitive. Por pritshmëritë janë akoma për higjienën e çmimet.

Ky sezon do të jetë i fundit edhe për problemet që pati Rruga e Kombit. Dublimi i urave përfundon e qarkullimi do të jetë më i normalizuar.

Kolonat e gjata të pritjes në autostradë ishin shqetësimi kryesor. Më shumë se 1,2 milion qytetare kaluan kufirin në tre muajt e verës, por pa mundur t’i afrohen rekordit të 2011 me rreth 2 milion kalime në sezon.

Ndryshime cilësore pati performanca e policisë kufitare dhe vënia në punë e pikës së përbashkët kufitare mes Shqipërisë e Kosovës në Morinë.

Zyrtarisht për këtë sezon përfundoi marrëveshja e patrullimit të përbashkët e policisë rrugore të dy shteteve në rrugën e Kombit dhe segmenteve të tjera problematike.

Gazetar i ABC News: Bujar Muçmata

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono