Kosova shpall non grata shtetasin rus

17:15 | 31/05/2019

Kosova e ka shpallur person non grata rusin e arrestuar ditë më parë gjatë aksionit të policisë në veri. Ndërsa Gjykata Themelore pritet të marrë vendim për vazhdimin ose jo të paraburgimit ndaj 19 zyrtarëve policore që dyshohen për kontrabande.

Kosova e ka shpallur person non grata zyrtarin rus të UNMIK-ut të cilin policia e arrestoi dhe më pas e liroi të martën gjatë një aksioni kundër kontrabandës në veri. Zyrtari rus i UNMIK-ut sipas kryeministrit ka shkelur rendin kushtetues të Kosovës kur ka tentuar të ndalojë zyrtarët policor të Kosovës të heqin barrikadat.

Kryeministri Ramush Haradinaj nëpërmjet rrjetit social Facebook ka bërë të ditur se të njëjtit i urdhërohet që ta lëshojë territorin e Kosovës ndërsa i ka bërë thirrje Përfaqësuesit të Posaçëm të Sekretarit të OKB-së të respektojë vendimin.

OKB-ja deri më tash nuk ka reaguar por në një deklaratë të mëhershme sekretari i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, pati njoftuar se non grata nuk zbatohet për personelin e Kombeve të Bashkuara.

Ndërkohë Ministri i Jashtëm i Rusisë Sergei Lavrov ka reaguar duke thënë se përpjekjet e Prishtinës që ta privojnë zyrtarin rus nga statusi janë çështje serioze ndaj të cilës duhet të reagojnë përfaqësuesit e OKB-së.

Derisa Shtetet e Bashkuara të Amerikës thonë se janë në dijeni se policia arrestoi dhe liroi një zyrtar rus të UNMIK-ut por sipas tyre policia e Kosovës po heton incidentin. Në reagimin e zyrtarit të SHBA-së në OSBE potencohet fakti se aksioni i policisë të martën kundër kontrabandës nuk ishte për pjesën veriore por për gjithë Kosovën.

“Policia ka arrestuar të dyshuarit që u përkasin grupeve të ndryshme etnike. Operacioni u realizua në disa vende në Kosovë, jo vetëm në veri”,thuhet në reagim.

Zyrtari rus i UNMIK-ut aktualisht ndodhet në Beograd siç është thënë për shërim./ABC News Albania 24/7



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono