Kosova ndalon hyrjen në vend të çdo zyrtari serb

11:24 | 04/07/201911:240

 

Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës, ka vendosur që të mos japë asnjë leje për zyrtarët nga Beogradi për ta vizituar Kosovën. Këshilltari politik i ministrit Pacolli, konfirmoi se nuk do të lejohet asnjë zyrtar nga Beogradi, për të vizituar Kosovën dhe të gjitha kërkesat do të refuzohen për aq kohë sa vazhdon sjellja armiqësore e Serbisë.

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka marrë vendim që të mos lejojë vizitat e zyrtarëve të Serbisë në Kosovë.

Vendim është marrë për shkak të kërcënimeve, inskenimeve në veri, e çështjeve tjera ka shkruar në Facebook këshilltari i ministit Pacolli, Jetlir Zymberaj.

Sipas tij janë të pafalshme përpjekjet e fundit të Beogradit për të inskenuar një të ashtuquajtur krizë humanitare në veri të Kosovës duke kërcënuar popullsinë serbe dhe duke i detyruar ata të mbyllin bizneset e tyre vetëm për shkak të disa objektivave politike të tyre.

Ky vendim i Kosovës vjen derisa ende është në fuqi taksa e vënë nga qeveria e Kosovës ndaj produkteve serbe edhe përkundër reagimeve të shumta për ta hequr atë.

Analisti Imer Mushkolaj e quan të ngutshëm, pasi adresa e parë sipas tij do të duhej të ishte Brukseli.

Është vendim i ngutshëm pasi është situatë shumë e brishtë. Kur të gjithë mendojnë se Kosova do duhet të tregojë vullnetin për bashkëpunim reciprok, pavarësisht që Serbia në shumë raste nuk është treguar e gatshme të bashkëpunojë.

Ai thotë se as ky veprim i institucioneve të Kosovës nuk do të ndikojë në ndryshim e qasjes së Beogradit karshi Kosovës.

“Nuk besoj se do të rregulloj diçka në marrëdhënie, por do të bëjë edhe më të papërshtatshëm komunikimin mes të dyja vendeve”, tha analisti Imer Mushkolaj

Menjëherë pas këtij vendimi të Kosovës ka reaguar edhe ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë Ivica Daçiç sipas të cilit ky vendim i Prishtinës zyrtare është një shuplakë për Beogradin dhe Bashkimin Evropian i cili po hesht në gjithë këto masa jo-civilizuese të Kosovës ndaj Serbisë./ABC News Albania 24/7


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono