Kosova mund Çekinë me përmbysje

17:48 | 07/09/201917:480

Kosova arriti një fitore të madhe në Prishtinë ndaj Republikës Çeke, duke hedhur një hap drejt kualifikimit për në Euro 2020. Skuadra e trajnerit Shaland ia doli me përmbysje në stadiumin “Fadil Vokrri”.

E kishte treguar edhe më parë, por po bind gjithnjë e më shumë. Kosova është një fuqi e re e futbollit kontinental,  duke iu afruar mjaft kualifikimit për në finalet e Europianit.

Skuadra tjetër shqiptare, më e reja në botë, nuk tregoi asnjë lloj kompleksi as ndaj Republikës Çeke me shumë traditë, duke e përmbysur në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës, e duke u ngjitur në krye të grupit A.

Të besuarit e trajnerit Shaland nuk u tronditën as nga goli i shpejtë shënuar nga çekët, madje u përgjigjën menjëherë. Vedat Muriqi, sulmues i Fenerbahçes, ishte autori i rrjetës së barazimit, që i hapi rrugën më pas fitores.

Duhet thënë se gjithçka ishte e merituar, dhe jo vetëm nga fakti që Vojvoda realizoi në mënyrë vendimtare në minutën e 66-të. Kosova ishte superiore dhe tregoi më shumë klas në fushën e lojës.

Jo më kot, në ekipin e saj përfaqësues ka lojtarë të kalibrit si portieri Muriqi, mbrojtësit Rrahmani e Vojvoda, mesfushorët Zhegrova, Muslija, Berisha e Celina, apo sulmuesi Muriqi.

Kosova diti edhe që të vuajë për të përballuar përvojën më të madhe të kundërshtarit, duke sulmuar e duke u mbrojtur në bllok. Tashmë, ajo ka 8 pikë pas 4 ndeshjeve, me 7 gola të shënuar e vetëm 1 të pësuar, e duke mos provuar shijen e humbjes në një grup me Anglinë, Çekinë, Bullgarinë apo Malin e Zi./ABC News Albania 24/7

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono