Kosova ende larg liberalizimit të vizave/ PE kritika politikanëve

15:00 | 12/05/2018

Kosova është ende larg liberalizimit të vizave. Të paktën ky ishte mesazhi ndër rreshta I dhënë nga zëvendës presidenti i Parlamentit Europian Rainer Vieland gjatë vizitës së tij në vend.

Zëvendës presidenti i Parlamentit Evropian, Rainer Vieland, gjatë vizitës në Kosovë nuk ka dhënë asnjë deklaratë për mundësinë e liberalizimit ët vizave. Përkundrazi ai ka kritikuar politikanët në Kosovë, të cilët sipas tij japin premtime për liberalizim të vizave në një moment që nuk ka asnjë hap përpara në këtë drejtim. Ai tha se në Parlamentin Europian nuk ka ardhur ndonjë dokument për t’u votuar për liberalizimin e vizave për Kosovë.

Vieland, i cili gjithashtu është dhe një zyrtar i lartë në partinë e kancelares gjermane, Angela Merkel, i bëri apel politikanëve të Kosovës që të mos japin premtime për datën e liberalizimit të vizave.

Ai shtoi se ka ende shumë punë për të bërë dhe për momentin ai nuk shihte ndonjë mundësi që dokumenti për liberalizimin e vizave të vijë në Parlamentin Europian që të votohet. /abcnews.al



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono