Kosova dhe Serbia kanë shumë çështje të hapura, duhet dialog

14:55 | 18/11/201914:550

Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit (RIDEA) në Kosovë ka bërë një studim lidhur me dialogun Kosovë-Serbi, në të cilin theksohen dy çështje, reparacioni për krimet e luftës në Kosovë dhe pranimi i realitetit në Kosovë nga Serbia. Dialogu Kosovë Serbi është ndërprerë pas taksës së vënë nga qeveria e Kosovës ndaj produkteve serbe në nëntor të vitit të kaluar.

Janë shumë çështje që Kosova dhe Serbia duhet t’i definojnë në marrëveshjen finale Kosovë Serbi.

Në kuadër të kësaj marrëveshjeje sipas një studimi të Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit (RIDEA), mbi çështjen e reparacionit për krimet e luftës në Kosovë u tha se Kosova duhet të insistoj në kërkim falje nga Serbia.

Karshi Serbisë, Kosova duhet të kërkojë edhe  kompensim për dëmet materiale dhe njerëzore.

“Jeta njerëzore nuk ka çmim, por pandëshkueshmëria e krimit është e pafalshme”, tha Qerim Qerimi, ekspert në Institutin RIDEA.

Gjithashtu u kërkua që Serbia të marrë përgjegjësi për dëmet që i ka shkaktuar  “Trepcës”  gjatë kohës që menaxhonte me këtë kompani.

 “Është në interesim e të dy shteteve të bëjnë menaxhimin e përbashkët të minierave të Belo Bërdës dhe Cërnasit, pasi është në kufirin mes dy vendeve, sa më parë që Serbia e pranon realitetin e Kosovë aq më mirë por Serbia duhet të merr përgjegjësi për periudhën e Trepçës në vitet 90-ta”, tha Iraj Hashi- Ekspert në institutin RIDEA

Dialogu Kosovë Serbi është ndërprerë pas taksës së vënë nga qeveria e Kosovës ndaj produkteve serbe në nëntor të vitit të kaluar. Bashkësia Ndërkombëtare po insiston që dialogu të vazhdojë menjëherë pas krijimit të qeverisë së re./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono