Korruptoi gjyqtarin dhe u lirua, 41-vjeçari njihet me masën e sigurisë

10:19 | 13/08/201910:190

Gentian Doda, i akuzuar për korruptimin e gjyqtarit Shkelqim Miri në këmbim të uljes së një dënimi për  vrasje, nuk pranon akuzat. Ai doli sot para togave të zeza për tu njohur me masën e sigurisë “arrest  në burg” dhënë ndaj tij në mungesë.

Gjykata e Krimeve të Rënda ka njohur me masën e sigurisë “arrest ne burg”, Gentian Dodën, i ekstraduar nga Anglia 3 ditë më parë.

Doda akuzohet për korrupsion, pasi i ka dhënë 30 mijë euro të gjyqtarit të Apelit Tiranë, Shkëlqim Miri, për t’i ndryshuar atij veprën penale për të cilën akuzohej, duke sjellë për pasojë uljen e dënimit.

Gjatë zhvillimit të seancës në gjykatën e krimeve të rënda, Doda u shpreh para gjyqtarit Sandër Simoni se është i pafajshëm.

Sipas Organit të Akuzës, Sipas prokurorisë, kundrejt rryshfetit gjyqtari Miri la në fuqi vendimin që ndryshoi një akuzë të mëparshme ndaj Dodës nga “vrasje” në “plagosje të rëndë”.

Për shkak të ndryshimit të kësaj vepre penale, dënimi i Dodës, që akuzohej për vrasje të dyfishtë në 97, u ul në vitin 2016 dhe në 2017 ai fitoi lirinë.

Masa e sigurisë për Gentian Dodën ishte vendosur në mungesë. Rreth një muaj më parë ai u arrestua në Britaninë e madhe dhe këtë fundjavë u ekstradua.

Gjyqtari Shkelqim Miri që u akuzua për korrupsion duke marrë para nga Gentian Doda në këmbim të uljes së dënimit u dënua 2 vite e 6 muaj burg dhe tashmë është i lirë./ABC News Albania 24/7

 

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono