Koronavirusi, ministri kroat i Shëndetësisë: Të mbyllen kufijtë me BE

19:38 | 13/02/202019:380

242 pacientë me koronavirus humbën jetën në provincën kineze Hubei vetem të Mërkurën, qe është deri tani dita më vdekjeprurëse që nga shpërthimi i epidemisë.

Deri të Mërkurën, numri i të prekurve në Hubei, ku u shfaq së pari virusi, ishte duke u stabilizuar dhe ritmet e përhapjes po dukej se po uleshin.

Kina shkarkoi dy zyrtarë të lartë në provincën Hubei disa orë pasi u zbuluan shifrat e reja të të prekurve nga ky virus. Numri i personave të diagnostikuar me koronavirus është rritur në 14 mijë 840.

Por rastet e reja dhe vdekjet në kete provincë kanë rritur numrin e viktimave në rang kombëtar ne Kine ne mbi 1350 persona. Rreth  60 mijë në total jane prekur nga virusi.

Ndërkohë Japonia ka njoftuar vdekjen e saj të parë nga koronavirusi. Viktima ishte një grua rreth 80 vjec që jetonte në jug-perëndim të Tokios. Kjo ishtë vdekja e tretë jashtë Kinës kontinentale, pas 2 viktimave në Filipine dhe Hong Kong.

Diagnostikimi i gruas u konfirmua pas vdekjes së saj dhe ajo nuk kishte asnjë lidhje të dukshme me provincën Hubei të Kinës, sic raportojnë mediat japoneze.

Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) thotë se po kërkon “qartësi të mëtejshme” nga Kina në lidhje me ndryshimet në mënyrën se si konfirmohen rastet e virusit.

Ne Itali 20 turistët kinezë që ishin mbajtur në karantinë pasi kishin udhëtuar nga Kina me një çift të infektuar, kanë lëne spitalin Spalanzani. Të gjithë qëndruan të izoluar për 14 dite dhe u lanë të lirë vetëm pasi testet për koronavirusin rezultuan negative. Mes tyre ishin edhe 5 femije.

Rastet me virusin e rrezikshem edhe ne kontinentin tone kane shtuar jo pak panikun. Ministri  kroat i shëndetësisë në një konferencë shtypi pas një takimi të ministrave të shëndetsise se BE, tha se mbyllja e kufijve me Bashkimin Evropian është një mundësi, nëse përhapja e koronavirusit përshkallëzohet. Por zyrtarë te tjere thane se ky hap nuk është ende i nevojshëm. /abcnews.al

 

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono