Koreja e Veriut i rikthehet “avazit” të vjeter: Jugu, i papërgjegjshëm

18:31 | 17/05/2018

Me një deklaratë zyrtare, qeveria e Koresë së Veriut i është rikthyer gjuhës së ashpër ndaj fqinjit jugor. Peniani ka akuzuar Seulin për sjellje të papërgjegjshme dhe ka kërcënuar se pa një zgjidhje dypalëshe të problemeve nuk kthehet në tryezën e bisedimeve.

Regjimi në Korenë e Veriut ka përsëritur se nuk do të rifillojë bisedimet me Jugun derisa çështjet mes dy vendeve të jenë zgjidhur. Kryenegociatori i Penianit i cilësoi autoritetet në Seul si të papërgjegjshme dhe ritheksoi indinjatën për stërvitjen e përbashkët ushtarake me Shtetet e Bashkuara. Reagimi i Veriut ka ngritur dyshime edhe mbi mbajtjen e takimit të paralajmëruar për në qershor mes liderit Kim Jong un dhe presidentit Donald Trump. Jugu ishte vetofruar të vepronte si një urë lidhëse mes palëve, por tani ka pak gjasa që kjo të ndodhë. Kryenegociatori i regjimit, Ri Son Guon në reagimin e tij përdori tone të ashpra ndaj fqinjit. Ai i kritikoi autoritetet lokale edhe për lejimin e “ndyrësirave”, siç i etiketoi dezertorët, të flisnin në Asamblenë Kombëtare të Seulit. Të martën Korea e Veriut u tërhoq nga takimi i planifikuar me Jugun për shkak të stërvitjes ushtarake me Shtetet e Bashkuara. Më vonë qeveria vendase shpërndau një deklaratë ku paralajmëronte se mund të tërhiqej edhe nga samiti me Amerikën, nëse administrata Trump insiston për një çarmatim bërthamor të njëanshëm. Takimi i shumëpritur mes presidentit Trump dhe Kim Jong un është planifikuar të mbahet më 12 qershor në Singapor. /abcnews.al

 


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono