Korçë, Ethno Vibe modë me përmes traditës etnografike të juglindjes

14:50 | 29/09/201914:500

Në Korçë, stilistët e edicionit të tretë të “Ethno Vibe” kanë realizuar mbrëmje klasi dhe krejt tëe veçanta për të ftuarit. Nga Hanet tek qendra dhe rrugicat e qytetit u kthyen në pasarelë, ku u prezantua plot finesë dhe klas, tradita e pasur etnografike e trevës së juglindjes.

Tradita mbetet frymëzim i pashterë sidomos për botën e modës. Mbi këtë ide, Muzeu i Stilit solli edicionin e tretë të Ethno Vibe në Korçës, një event që bëri bashkë traditën, artin dhe modën, përcjellë në frymë dhe përmbajtje bashkëkohore.

Pazari i Vjetër nga Hanet tek qendra dhe rrugicat e tij u kthyen mbrëmjen e së shtunës në pasarelë, ku u prezantua plot finesë dhe klas, tradita e pasur etnografike e trevës së Juglindjes.

Frymëzuar nga elementë të hershëm të etnografisë së zonës, por stilizuar në dimension kontemporan, çdo veshje përcolli në mënyrë unike, tradicionalen e modernizuar në perfeksion artistik.

Duke e parë modën si instrument,që përcjell lehtësisht dhe më mirë tek njerëzit,pjesë të traditës, aktiviteti synon të zgjojë interesin e të rinjve, për të njohur dhe ruajtur identitetin kombëtar.

Referimi ndaj traditës mbetet frymëzim dhe sfidë e bukur për stilistet qe u bënë pjesë e eventit. Tradita dhe modernia mund të bashkëjetojnë në harmoni,nëse arrihet të përcillen tek njerëzit me thjeshtësi dhe elegancë. Një veshje popullore e sjellë në kohë, do t’i rrinte bukur gjithkujt.

Eventi vjen si mbështetje për  Ditën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore, duke synuar rizgjimin e elementëve tradicionalë në veshje, ideuar me konceptet moderne të stilimit. /ABC News Albania 24/7

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono