Koplik, burri vret bashkëshorten me sëpatë/Arrestohet nga policia

09:26 | 29/01/201809:260

Një krim në familje ka ndodhur mbrëmë në Koplik të Malësisë së Madhe. 42 vjeçari Ylber Bajrakurti ka vrarë me sëpatë bashkëshorten e tij Lumnie Bajrakurti, 42 vjeç. Krimi ndodhi në oborrin e banesës së çiftit. Tre fëmijët e çiftit, dy vajza dhe një djalë të moshës nga 6 deri 14 vjeç kanë qenë në banesë kur ka ndodhur ngjarja. Ata i rrëfyen policisë pas krimit se kishin dëgjuar të bërtitura në oborr, po nuk kishin dalë nga frika. Policia pas krimit në familje ka ndaluar autorin në banesë. Nga informacionet paraprake mësohet se shtetasi Ylber Bajrakurti trajtohej për sëmundje të shëndetit mendor. Burimet bënë të ditur se paraditen e djeshme ai ka shfaqur shqetësime të dukshme, por familjarët nuk i kishin kushtuar rëndësi. Bajrakurti akuzonte bashkëshorten për tradhëti dhe kjo ka çuar në konfliktin që fillimisht nisi me fjalë dhe përfundoi në goditjen me sëpatë. Policia po heton ngjarjen për zbardhjen e plotë të saj./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono