Kontrolli i barnave, KLSH: Nuk garantohet cilësia dhe siguria

14:30 | 10/08/201914:300

Rreth 11.7 milion lekë dëm i janë shkaktuar buxhetit të shtetit për shkak të keq-menaxhimit te barnave nga ana e institucioneve shëndetësore.

Konstatimi vjen nga Kontrolli i Larte i Shtetit pas auditimit të kryer pranë Ministrisë së Shendetesise dhe Mbrojtjes Sociale, Agjencisë Kombëtare te Kontrollit të Barnave e Pajisjeve Mjekësore dhe Qendrës Spitalore Universitare “Nene Tereza” ne Tirane.

Shkeljet e konstatuara Kontrolli i Lartë i Shtetit i ka përmbledhur në këtë vendim prej 18 faqesh të datës 4 Gusht 2019 që mban firmën e kryetarit Bujar Leskaj.

Kërkesat e qytetareve para miratimit të ligjit të barnave Korrikun e vitit 2014 si nevoja e uljes se çmimit, garantimi i cilësisë, rritja e kategorive përfituese në skemën e rimbursimi dhe aksesi i barabartë në blerjen e ilaçeve sipas KLSH janë shumë larg realizimit.

 “Mungesa e objektivave strategjikë për shërbimin farmaceutik në vend ka bërë që politikat e ndërmarra nga qeveria për këtë sektor të mos jenë efektive në drejtim të garantimit të cilësisë dhe sigurisë së barnave. Ndërkohë që heqja e detyrimit ligjor për importin e barnave të prodhuara në vendet e Ballkanit, që ato të qarkullojnë në një nga vendet e BE-së, me amendimin e Ligjit ne tetor 2015, duke u mjaftuar vetëm që ato të kenë regjistrim lokal në vendet e origjinës, e ka ekspozuar qytetarin shqiptar ndaj ilaçeve, të cilat vijnë nga vende që nuk kanë standardet e BE-së, në drejtim të garantimit të cilësisë dhe sigurisë së barnave”  vë në dukje KLSH.

Agjencia Kombëtare e Kontrollit të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit vijon të jetë inefektive.

Laboratorëve të saj të analizave i mungon certifikim dhe akreditimi ndërsa numri i analizave te kryera është i papërfillshëm.

Agjencia e Kontrollit të Barnave thotë KLSH nuk ka kryer asnjë kontroll pranë farmacive spitalore, për kushtet në të cilat ruhen dhe qarkullojnë barnat, për llojin e pullës e sigurisë së vendosur në paketimin e tyre, duke ndikuar negativisht në cilësinë dhe sigurinë e barnave që qarkullojnë në spitalet publike. Ajo nuk ka kontrolluar as prodhuesit vendas të barnave, për proceset dhe lëndët e para, që përdoren duke cenuar rëndë cilësinë dhe sigurinë e barnave të fabrikuara ne Shqipëri.

Ne Qendrën Spitalore Universitare “Nene Tereza” planifikimi i barnave dhe materialeve mjekësore vëren Kontrolli i Lartë i Shtetit zhvillohet si një procedure rutinë pa analizuar konsumin mesatar mujor dhe vjetor duke krijuar sasi të mëdha të stokut të ilaçeve të skaduara.

Nga verifikimi në depon qendrore të farmacisë në QSUT Kontrolli i Lartë i Shtetit thotë se ka konstatuar  barna që nuk ishin pajisur me pullën me mbishkrimin “çmim spitalor”, por me pullën “çmim në vlerë leku” që  përdoret vetëm për barnat që qarkullojnë në rrjetin e hapur farmaceutik. Kjo rrit mundësinë për abuzime nga strukturat spitalore, duke i kaluar këto barna nga farmacia spitalore në farmacitë e rrjetit të hapur me qëllim tregtimi.

Barnat që qarkullojnë në tregun vendas, në pjesën më të madhe të tyre nuk janë të pajisura me fletë-udhëzuesin në gjuhën shqipe. Megjithëse ky është një detyrim i përcaktuar në rregulloren për dhënien e autorizimit për tregtim të barit nuk është respektuar nga subjektet tregtare të sektorit faramceutik.

Problemet e konstatuara kanë shkaktuar një dëm ekonomik prej 11. 7 mln lekë në buxhet të cilin Kontroll i Lartë i Shtetit e ka detajuar sipas institucioneve përgjegjëse të cilëve iu rekomandon dëmshpërblimin./ABC News Albnia 24/7

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono